• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, March 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Shqipëria nuk u mposht nga Polonia, por nga vetvetja! Po nuk shënove, do ta pësosh…

March 27, 2026
in Sport

Këtu nisi përmbysja e kuqezinjve, këtu shihet qartë diferenca. Po nuk shënove, do ta pësosh…
Shqipëria nuk u mposht nga Polonia, por nga vetvetja. Dhe bashkë me këtë humbje, u venit edhe ëndrra për një kualifikim historik në Botëror.

Ironia më e madhe? Ishte ndoshta paraqitja jonë më e mirë për nga guximi, organizimi dhe mënyra si e interpretuam ndeshjen. E sulmuam Poloninë pa frikë, e vendosëm në vështirësi, por aty ku duhej të ishim vrasës…, u treguam naivë.

Avantazhi erdhi si shpërblim i presionit: një gabim i Bednarek dhe Arbër Hoxha nuk fali, duke kaluar edhe portierin Gnabara. Por ajo që u ndërtua me mund, u shkatërrua me duart tona.
Mbrojtja me katërshen Mitaj, Gjimshit, Ismajli, Hysaj ishte thuajse perfekte, duke neutralizuar jo vetëm Robert Lewandowski, por gjithë mekanizmin ofensiv polak. Në mungesë idesh, polakët kërkuan penallti në çdo kontakt. Edhe mesfusha me Hoxha, Shehu e Asllani e mbyti Piotr Zieliński, duke mos i dhënë frymëmarrje organizimit kundërshtar.

Përpara, Uzuni, Bajrami dhe Laçi mbajtën vazhdimisht nën presion mbrojtjen polake. Por pikërisht këtu filloi vetëshkatërrimi: Bajrami shpërdoron një aksion spektakolar pas një vrapimi 50-metërsh të Hysajt, ndërsa Broja zgjedh të pasojë te Pilo në vend që të godasë vetë.

Dhe kur nuk shënon, ndëshkohesh. Gabimet individuale vulosën fatin: Thomas Strakosha gabon në dalje në një goditje nga këndi dhe Lewandowski nuk fal me kokë. Më pas, një goditje nga distanca e Zielinskit i rrëshqet mes duarve.

Në krahun tjetër, trajneri Jan Urban gjeti çelësin me aktivizimin e 17-vjeçarit Pietuszewskit, që ndryshoi ritmin e sulmit në pjesën e dytë.

Kjo është ajo që dhemb më shumë: nuk ishte një ndeshje për t’u humbur. Por Shqipëria vazhdon të ndëshkohet nga vetja, nga mungesa e cinizmit dhe nga pesha e “skuadrës së vogël” që nuk di të menaxhojë momentet.

Next Post

Tifozi kosovar e la të shokuar policin sllovak me përgjigjien e tij kurse "dardanët" me fitoren e tyre

Bastet sportive online, qeveria nxjerr një tjetër VKM! Kriteret për licencat: Oferta ekonomike, përvoja, teknologjia

VIDEO/ Futbollistët e Italisë festuan për përballjen kundër Bosnjës, ballkanasit: Shikoni çfarë arrogance, do e kemi parasysh në Sarajevë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved