Avazi vazhdon/ Iku Tiku i biznesit mafioz të tokave; iku dhe Arta që e bëri strukturën drejtuese të hetimit, celulë partie; dhe tani, pas 1 viti po dëgjojmë se në krye të organit të akuzës ka ardhur kopja e tyre, që e nisi detyrën me betimin se do fillonte ri-hapjen e dosjeve kriminale të “peshqve të mëdhenj” në politikë e jashtë saj, por prej 1 viti nuk ka hapur asnjë dosje drejtori, as të nivelit të fundit
Para disa ditësh, për shkak të zhurmës politike që ka krijuar skema zgjedhore; ka kaluar në heshtje të plotë, deklarata e kryeprokurorit të Shqipërisë, Olsian Çela, bërë në një media, ku ai e përjashtoi veten dhe institucionin, nga detyrimi për të kërkuar, urdhëruar e referuar hapje dosjesh penale.
Pyetjes, se përse pas afro 1 viti në detyrën e krye-prokurorit, nuk ka inicuar hapjen e asnjë dosjeje krimi e korrupsioni “VIP”; shefi i akuzës Olsian Çela, i është përgjigjur: – Kjo nuk është detyra ime dhe e prokurorisë; krimi i organizuar e korrupsioni në nivel të lartë, janë detyrë e SPAK-ut”
Por kryeprokurori, kaloi deri në pohime absurde jashtë çdo imagjinate pyetjen: – “Kur do fillojë ndëshkimi figurave të larta politike të përfshira në krime e korrupsion”, ai iu përgjigj: – “Për këtë mos më pyesin mua, por drejtuesin e SPAK, Arben Kraja”.
Dihet se çfarë detyre, detyrimesh e të drejtash kushtetuese ka Prokurori i Përgjithshëm; por këto, nuk po i zbaton edhe pse në muajin nëntor 2022 plotëson 4 vjet në këtë post.
Kur u emërua, Çela u betua në parlament se do zbatonte ligjin; ndërsa para shqiptarëve në media, deklaroi se do ta fillonte punën me ri-hapjen dhe hetimin e dosjeve të “peshqve të mëdhenj të politikës e grupeve kriminale”.
Tani pas 1 viti në postin e lartë, kryeprokurori deklaron se hapja e dosjeve dhe referimi për hapjen e tyre, nuk është detyrë e tij funksionale dhe as detyrim i institucionit.
Po se çfarë pune bënë kryeprokurori Olsian Çela, prej 1 viti në detyrë, ai e deklaroi vetë; duke thënë: – “Prokurori i Përgjithshëm, ka të drejtë të kontrollojë vetëm disiplinën në punë dhe çdo shkelje disiplinore të prokurorëve e oficerëve të policisë gjyqësore, t’i referojë për masë në ILD”.
Sipas kësaj deklarate, kryeprokrori Çela, po u thotë shqiptarëve të mos shpresojnë kot, mbasi ky institucion nuk do të ri-hapë e nuk do të nxjerrë nga stoku, asnjë dosje krimi e korrupsioni të “peshqve të mëdhenj”.
Në fakt, shqiptarët shpresuan për drejtësi, ngaqë 1 ditë pas betimit në parlament (6 dhjetor 2019), kryeprokurori shkoi në Durrës dhe majë gërmadhave ku u vranë 26 njerëz; dhe u betua:
– “Kam urdhëruar hetimin e kësaj tragjedie; cilido shtetar që është shkaktar, i cfarë do niveli qoftë, shumë shpejt do çohet para drejtësisë.
Por nuk shkoi askush, madje 2 muaj më parë, dosjet hetimore për lejet dhe betonin e pallateve e vilave që vranë 51 njerëz në Tiranë, Durrës, Krujë e Lezhë, u mbyllën pa shkaqe e pa autorë.
Mjafton kaq, për të dyshuar, se dhe Çela, ashtu Adriatik Llalla e Arta Marku; është drejtues që e ka kthyer instituconin në “landfill” ku asgjëson dosjet e politikanëve dhe të fortëve të lidhur me ta në interesa.
Sepse ndryshe, nuk mund të ndodhë as në shtetet e Afrikës, që kryeprokurori të deklarojë publikisht, se ai dhe instituconi i tij nuk hapin dosje, kur dihet që është institucion akuzash anti-krim e jo kompani grumbullim-eksportimi bimësh medicinale, apo qendër estetike!/Pamfleti