• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Shqipëria, vendi me peshën më të lartë të emigracionit drejt BE! 230 emigrant të ligjshëm për 1000 banorë

January 30, 2026
in Aktualitet

Ndonëse Shqipëria është një nga shtetet më të vogla të Europës, shtetasit e saj janë të shpërndarë nëpër vendet e Bashkimit Europian, duke qenë në listën e vendeve kryesore për kombësinë e vendeve të jo BE-së që janë rezidentë në Bashkimin Europian.

Nëse krahasohet me madhësinë e popullsisë, vendi ynë kryeson listën në Europë, në një tregues të përmasave të mëdha të emigracionit.

Sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, shtetasit shqiptarë u renditën në vend të 11 në grafikun e kombësive kryesore të shtetasve jo të BE-së, që janë rezidentë në BE në vitin 2024, sipas numrit në vlerë absolute.

Sipas grafikut janë rreth 550 mijë shqiptarë që jetojnë në vendet e BE-së, kryesisht në Itali, por siç shënohet në legjendë, në grafik mungon Greqia, ku sipas të dhënave të ndryshme jetojnë të paktën edhe 500 mijë shqiptarë. Në nivelin e mbi 1 milionë banorëve, Shqipëria do të renditej në vend të katërt në numër absolut, pas shtetasve të Ukrainës, Turqisë, Marokut.

Nëse llogaritet në bazë të popullsisë së mbetur në vendin e origjinës, Shqipëria absolutisht kryeson, madje edhe pa përfshirë të dhënat e Greqisë. Shqipëria me rreth 550 mijë shtetas në BE dhe një popullsi 2.36 milion banorë, arrin rreth 230 shtetas për 1,000 banorë, një shifër shumë më e lartë se çdo vend tjetër në grafik.

Edhe pa përfshirë Greqinë, treguesi e vendos Shqipërinë dukshëm mbi vendet e tjera të rajonit, si Kosova (218), Maqedonia e Veriut (107), Bosnja dhe Hercegovina (125) apo Serbia (68), të cilat gjithashtu shfaqin nivele të larta emigracioni, por më të ulëta se Shqipëria.

Nëse përfshihet edhe Greqia, ku jeton një numër i madh shqiptarësh, pesha e emigracionit për 1,000 banorë rritet edhe më shumë, duke arritur në 466 emigrantë për 1,000 banorë, pra afërsisht 1 në 2 shqiptarë jeton në BE, çka e vendos vendin dukshëm në krye të listës në raport me popullsinë.

Diferencat janë të theksuara në raport me shtetet që kryesojnë listën në vlerë absolute për shkak të popullsisë së lartë që ato kanë në vendin e origjinës. Për Ukrainën, Eurostat raporton rreth 2.6 milion shtetas rezidentë në BE, por të krahasuar me një popullsi rreth 39 milion banorë, kjo përkthehet në rreth 67 shtetas për çdo 1,000 banorë.

Në rastin e Turqisë, me rreth 1.7 milion shtetas në BE dhe një popullsi rreth 85 milion, pesha bie në rreth 20 për 1,000 banorë, ndërsa për Marokun, me rreth 1.5 milion shtetas në BE dhe një popullsi rreth 37 milion, niveli është rreth 41 për 1,000 banorë.

Ky krahasim nxjerr në pah se grafiku i Eurostat, edhe pse e rendit Shqipërinë jashtë “top 10” në numër absolut, e vendos vendin në krye kur shifrat normalizohen me popullsinë, duke reflektuar një emigracion me përmasa shumë të mëdha për një vend të vogël, ndoshta unike në botë, siç tregon qartë dhe grafiku në raport me madhësinë e popullsisë./ Monitor

Next Post

VIDEO/ "Brohorimat e fundit": Trupat e shtatë tifozët të ndjerë të PAOK-ut dërgohen në stadiumin "Toumba"! Mijëra ultras i presin me flakadanë

Klithma e vdekjes dhe furgoni i zi që mori jetën e 7 tifozëve të PAOK-ut, Selaniku në lot! Mjeku tregon dëshminë e të plagosurit: U bllokua timoni

Hidhet shorti i play-off-it të Champions League, Juventusi gjen Galatasarayn! Interi në të ftohtin e Norvegjisë, Reali 'peshkon' sërish Benfican!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved