Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e datës 31 dhjetor në Melbourne të Australisë, ku një çift i ri shqiptarësh është vrárë me ármë zjarri nga babai i vajzës. Veton dhe Lindita Musai, 29 dhe 25 vjeçe janë qëlluar për vdékje para shtëpisë së tyre. Pas aktit të rëndë, Osman Shaptafaj, babai i vajzës tentoi të vriste véten.
Daily Mail shkruan se ngjarja ka ndodhur në orën 10:30 të paradites, dhe 55-vjeçari shkoi në banesën e dy të rinjve të cilët një natë më parë sapo kishin festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës dhe qëlloi të bijën bashkë me të shoqin.
Vajza humbi jetën në vend, ndërsa Vetoni, 29-vjeçari ndërroi jetë në spital. Sipas dëshmitarëve, babai i vajzës i kishte vënë armën në gjoks dhëndrit dhe më pas e ktheu nga vétja. Osman Shaptafaj jetonte në Altona North.
Ai ndodhet në spital, ku po merr ndihmën mjekësore nën ruajtjen e policisë pasi tentoi të vétëvritej. Mediat lokale raportojnë se skena ka tronditur të afërmit e çiftit, ndërkohë që ende nuk ka të dhëna sesa kohë kishin kohë dy të rinjtë dhe autori i krimit në Australi.
Nga vëzhgimi përmes rrjeteve sociale, ata shihen të dashuruar dhe të lumtur me njëri-tjetrin, ndërkohë që ishin të stabilizuar me punë. Lindita punonte në agjencinë e pronave të patundshme Colliers International, ndërsa Vetoni punonte në National Australia Bank. Ende nuk ka asnjë të dhënë për arsyet që çuan 55-vjeçarin drejt vrasjes së dyfishtë.
“Humbëm djalin me sy blu, vëlla, si do t’a përballojmë?”, dedikimi i të afërmes së çiftit të vrarë: Ike me dashurinë e jetës tënde, të dua cuca
Vrasja e çiftit Lindita dhe Veton Musai në Melbourne të Australisë ka tronditur të gjithë të afërmit e dy të rinjve. Një prej tyre, Fatima Musai, në një dedikim në rrjetet sociale, e quan Vetonin “vëlla” e më tej shpreh dhimbjen teksa e quan atë “djali me sytë blu”.
Reagimi i plotë:
Jam plotësisht pa fjalë. Ne kemi humbur djalin tonë me sy blu. Jetët tona nuk do të jenë më kurrë njësoj tani. Vëllai im i mrekullueshëm, si do ta përballojmë ne këtë? E vetmja gjë që më qetëson është të di se ti ike së bashku me Linditën, me dashurinë e jetës tënde. Një dashuri që ishte aq e rrallë. Ju do të jeni përgjithmonë në zemrën time, nuk mund të pres ditën kur të gjithë do të jemi bashkë përsëri. Të dua “cuca””.