Oficeri austro-hungarez Oto fon Gerstner lindi në Vjenë në vitin 1839 dhe hyri në shërbim të ushtrisë perandorake. Në vitin 1883 ishte nënkolonel dhe në vitin 1889 u bë aristokrat (prandaj mbiemri fon Gerstner).
Doli në pension në Vjenë në vitin 1895, kur u shpërblye me medaljen Ritterkreuz të urdhrit të Leopoldit. Në moshë të madhe Oto fon Gerstner hartoi një libër të vogël gjermanisht për Shqipërinë: Albanien (Shqipëria), Vjenë 1913, në bazë të ligjëratave të tij të hartuara në vjeshtë të vitit 1912. Libri shërbeu për t’i bërë të njohur publikut austriak një vend i cili në atë kohë nuk ishte aq larg nga kufiri i Monarkisë së Dyfishtë.
Duket se vdiq pak kohë pas kësaj. Fotografitë e këtij koleksioni nga libri i lartpërmendur janë marrë nga njëfarë majori Shpaic (Spaits), siç bën të ditur autori.
Spikat prania e qelesheve të bardha shqiptare me kuaj në Sanxhak e Novi Pazar, që sot janë pjesë e Serbisë.
Ndërkohë bëjnë shumë përshtypje dy foto. Te njëra duket varrimi i një burri.
Një foto përpara saj janë vrasësit e tij me armë, që i kanë shkuar edhe në varrim.