Zyrtarisht shkon në dy numri i shqiptarëve që humbën jetën nga zjarret masive në Athinë. Ambasada shqiptare në Athinë konfirmon se viktima e dytë është Viktor Ceko 59-vjeç nga Narta e Vlorës. Ai ndërroi jetë sot në spitalin e Athinës, pasi nuk mundi që të mbijetonte nga plagët që mori nga zjarri që pushoi periferinë e kryeqytetit grek për tre ditë nga e hënë deri të mërkurën e kësaj jave.
Pas lajmit se 59-vjeçari, Viktor Ceko, nga Narta e Vlorës humbi jetën në zjarret masive në Greqi, dëshmojnë fqinjët e viktimës, të cilët kanë treguar se viktima Viktor Ceko, njihej si një njeri shumë punëtor.
E njoh si njeri të rregulltë, si njeri punëtor. Ka punuar në kooperativë. Ai vajti tek zjarret, nxorri fëmijët edhe gruan, vajti brenda në shtëpi të merrte diçka tjetër, aty e qëlloi flaka. Shtëpia u dogj e gjitha, kishte një fermë të vogël se ishte punëtor i madh.
Viktori si gjithë të tjerët, e kapi zjarri, u kthye për të ndihmuar një grua greke, se e kishte burrin invalid. Gruaja i tha “ Viktor, kthehu se do digjesh”. Ne ishim në dijeni të djegies se kemi folur 2-3 ditë.
Tani e morëm vesh, jemi shumë të shqetësuar për gruan dhe fëmijët. Viktori ishte djali më i mirë në lagje, punëtor. Kjo është shtëpia ku ka lindur dhe u rrit deri në vitin 1991.