Nderim Rexhaj jeton nga mosha një-vjeçare në Kroaci.
Shqiptari është pjesë e këtij Kampionati Botëror “Rusi 2018”.
Rexhaj është njëri nga pesë fizioterapeutët e përfaqësueses kroate. Në ekipin përcjellës janë edhe 3 mjekë, 12 trajnerë, një kuzhinier dhe disa anëtarë të tjerë.
Ai iu është gëzuar tej mase fitoreve dhe kualifikimit në finale, ku në rast të fitores edhe ai do të shpërblehet nga Qeveria kroate, e cila do të paguaj 45 milionë euro për gjithë skuadrën dhe stafin e kombëtares, nëse do të bëhen kampion duke mposhtur francezët.
Po ashtu, kosovari ka bërë foto me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic.
Rexhaj ishte pjesë e stafit të Kroacisë edhe gjatë Botërorit “Brazil 2014”.(INA)