Një shqiptar në Britaninë e madhe ka alarmuar policinë, pasi është arratisur nga qendra ku mbahen emigrantët e paligjshëm në Dungavel, në Skoci . Guxim Imeraj 25 vjeç nga Tropoja ishte larguar nga qendra në orën 21:40, raporton BBC.
Policia britanike ka përshkruar edhe tiparet e shqiptarit. Ai është i bardhë me flokë të zi të shkurtër dhe sy kafe. Sipas policisë lokale, Guxim Imeri nuk flet rrjedhshëm anglisht, ndërsa nuk njeh as zonën.
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetareve nëse kanë informacion për shqiptarin, ndërsa dyshohet se ai ka shkuar në drejtim të Manchesterit. Por pasi fotografia e tij u përhap edhe në Facebook, disa femra komentuan duke dalë vullnetare për të strehuar të riun shqiptar.
“Nëse e shikon, mbaje dhe ai mund të vijë të qëndrojë me mua”, i shkruante një komentuese shoqes së saj.
“Unë do ta strehoja për një natë”.
“Oh sa tërheqës! Eja tek “mami” që të të ngroh”
Këto janë disa prej komenteve virtuale të femrave në Skoci, të cilat mesa duket pëlqejnë pamjen e jashtme të djaloshit shqiptar.