E bukur, e talentuar, pjesëmarrëse në Eurovizion si përfaqësuese e Qipros, por si duket këngëtarja me origjinë shqiptare ka shënuar edhe një “gol” të rëndësishëm jashtë skenës së muzikës.
Fjala është për Eleni Fouriera, e cila thuhet se për më shumë se një viti është në marrëdhënie me futbollistin spanjoll Alberto Botia.
Janë mediat greke që kanë bërë publike disa foto të Eleni nën shoqërinë e Alberton teksa shijojnë diellin në bregdetin grek.
Por kush është Alberto Botia? Futbollisti simpatik së fundmi është aktivizuar me Olympiacos, ndërsa në sezonin 2009-2010 ka luajtur me ekipin e Barcelonës.
Eleni dhe Alberto duken mjaft bukur bashkë, shpresojmë që t’ju zgjasë…