Nga Akil Ylli
Kam bere nje mori shkrimesh, sa here qe Shqupi ka bere kongreset e tij, per zgjedhjen e kryetarit. Dhe te gjitha heret, ajo qe ka rene ne sy publikisht, ka qene farsa zgjedhore, si metodik per zgjedhjen e kryetarit te ri. Qe nga ajo kohe e deri me sot, per habinin e gjithkujt, vazhdon akoma te zgjidhet kryetar, dylberi politik i themelusitt, Lulashi, edhe pse ka humbur 5 perballje elektorale dhe çdo beteje politike, qe ka sajuar pergjate ketyre viteve. Te vetmit politikan ne bote, qe humbjet e betejave, i kthehen ne kredite politike!
Çdo shqiptare me intelekt normal, normalisht i ben pyetjen vetes, se si ka mundesi, qe nje person si Lulashin, me nje kurikulum kriminal te pashoq ne historine e politikes, i çertifikuar si i paafte DOK., perseri ajo parti e sheh ate akoma si lider, qe do ti sjelle suksesin e ardhshem elektoral? Cudi n’katror!
Shumica e shqiptareve sot, kane njohuri te mjaftueshme, se si funksionon demokracia. Nuk duhet me kene ndoj zheni, te njohesh mekanizmat qe e mbajne gjalle ate! Por megjithate, nje pjese bajagi e konsiderushme e jona, vazhdojme te mbesim viktima te atavizmave meskine, te se kaluares se trishte. Forca e zakonit veç!
Gjithmone aspirtat tona kombetare per pamvaresi dhe prosperitet, jane ndeshur ne kundershtine e ashper, jo vetem te pushtuesve te radhes, por dhe me nje pjese te mire te bashkatdhetareve tane gjakprishur, qe u sherbenin me zell. Dhe historia eshte e mbushur me shembuj, qe nga antikiteti e deri ne ditet tona. Lista e bazhibuzukeve shqiptare, eshte ne konkurence te perhershme, me ate te atdhetarve.!
Sigurisht nje pohim i tille, eshte jashtzakonisht i tmerrshem. Por fatkeqsisht, pasqyrim i se vertetes sone te hidhur. Tash 30 vjet e fundit e mbane gjalle ate frym, Shqupi!
Besoj qe do binim ne riperseritje, po ti hynim hollesirave, per te rrefyer bemat kriminale dhe destruktive, qe Shqupi i ka shkaktuar shqipareve. Brrrrrrr! T’hin hataja!
Prandaj, me qellim qe mos te zgjasim shume, le te perpiqemi te analizojme ne menyre empirike, perseritjen e mistereve, sa here behen zgedhjet per kryetarin e Shqupit. Megjithse me thane te verteten, kjo soj enigmet, perveç analizes social-politike, me e mbyll qarkun, ka nevoje per ekspertiz psikologjike. Materie per neurologet, me dy fjale
Mirpo, ngaqe apsurditi ben “muuu” ne ate stan, kam pershtypjen, qe psikologu nuk eshte aq i nevojshem. Edhe nje person me formim modest kulturor, i jep dum kesaj enigme.
Mjafton te shohesh, si funksionon politika ne bote, dhe s’gjen ne asnje vend, qe nje parti te zgjedhe me stil plebeshitare, per te disaten here si lider, nje humbes kronik, i famshm si koleksionist deshtimesh. Por paradoksi e tejkalon veten, kur pas çdo humbjeje, ajo parti, kalon ne lajthitje kolektive, dhe shpall fitoren e radhes. Rujna Zot, mend e kres!
Eshte e mjaftueshme kjo psikodukuri, per te ardhur ne perfundim, se ai grupim politik, thithe rreth vetes krijesa, me e pakta, jashte realitetit. Nje psikolog, do ta kishte fare te lehte, ta spegonte kete fenomen. Do ti egzaminonte si krijesa, qe vuajne nga “disturbimi i derealizacionit”. E thene ne shqip, jetojne jasht realitetit, ose popullorshe: njerez qe fluturojne, me presh ne byth. Ndryshe s’ka si spegohet, qe kongres mbas kongresit, si lider zgjedhin Lulashin, qe i çon nga humbja, ne katastrofe.
Kjo psikodukuri tashme, eshte bere rutine. Sa here hapin dyert e kongreseve, shastisin t’madh e t’vogel, kur gjithhere shpallin 7 mije delegate. O Zoti im, ça do t’jete kjo kinezeri!
Mirse se trapat e Shqupit, kete kinezeri e kaperdijne, si arritje te madhe te memes parti, por ne sehirxhinjte, s’kemi si ta hajme ate koqe ulliri. Ne per fat, kamt na cikun n’toke e shyqyr i kena syte ne balle. Dihet qe salla e Pallatit te Kongreseve, ka pak me shume se 2 mije vende. Po at’here, “dove cazzo” jane ule 5 mije delegatet e tjere, è !?
Hajt po e zeme, se dhe ne fluturojme me presh, si shqupasit. Por si t’ja bejme mor aman, ta gelltisim bollen, qe votuan 5 mije e700 delelegat! O Perendia ime, kjo eshte e tepert!
Votimet ne kongresin e nje partie, jane diçka shume serioze. Ato vendosin ekipin e ri drejtues dhe te adhmen e partis, deri ne zgjedhjet e ardheshme. Mirpo ne kete rast, pa dashte te lind perseri pyetja: “Come cazzo” kane votuar mbi 5 mije e ca delegat, kur ne salle jane vetem 2 mije prej tyre!? O Zoti im, me ndih!
Sikur per nje çast, te mendonim allashqupashe, ne menyre sureale, dhe ta mirrim si te mirqene ate numer votuesish, prap se prap, gjithsesi, nuk na del hesapi. Edhe po te votonin me te dyja duart 2 mije delegatet e pranishem, kurrsesi nuk do te mjaftonin, per te arritur shifren 5 mije e 700. Per te plotesuar ate numer votuesish, eshte e nevojshme, qe perveç duarve, si instrument votimi te perdoret edhe ndonje hallat tjeter. Ndoshta do t’jete kjo arsyeja, pse te zgjedhurit e shqupit, i ngjajne hallatit ekstra te votimit.
Deri ketu, neqoftese ndonjeri kerkon te sforcohet, per te gjetur ndonje grremç per ti justifikur, dhe mund ta provoje. Ta zeme, mund te thote, se gjithçka e provokon, euforia e eventit. Cdo gje ju duket, tredafile e buqeta lulesh, dhe numrat i shohin, si çeshtje opinionit. Behen budallenj, per hater te parimit te lavdishem, te unitetit te çelikte.
Mirpo, problemi eshte, se historia e fluturimit me preshne bythe, nuk mbyllet me kaq. Ata kane guximin ta lexojne nje vendim te shkruar shqip, krejt ndrysh, nga çe lexon çdo shqiptare gjysme alfabet e siper. Ata kane aftesine t’ja plasin vajit nga gezimi, edhe pse vendimi i Qyqtareve te Kushtetutes, hodhi ne kosh te plehrave, kauzen boshe per mbrojtjen e Teatrit. Edhe pse vendimi justfikonte qeverin, si per prishjen, ashtu dhe per rindertimin, shqupasve s’kishte burre nanet, me ja u ndal lott e fitorest. Allah, Allah!
Ja te marrim rastin e fundit pershembull. Si e lexon Shqupi, raportin perfundimtare te OSBE-s, i cili, si ne ate paraprakun, konfirmon se zgjedhjet qene te rregullta, dhe natyrisht, si kudo ku i vezhgon ato, jep dhe keshillat e rastit, per çdo mangesi te verejtur.
Cdo shqiptare qe ka ba 3 klase shkolle e perpjet, askund nuk sheh te shkruar ne raport, qe zgjedhjet qene te manipuluara, jo te rregullta, apo pjeserisht te tilla. Vetem Dok.Prof. shqupas, kane cilesit superumane, qe te lexojne te kunderten e asaj, qe e kuptojne lehtesish gjithe gjysanalfabetat. Se kane pike problemit. me ja fute Roma, per Toma!
Per ta lexuar Roma, per Toma , raportin e OSBE., i doli zot i sapo i rikonfirmuari nga kongresi haluçinant, rikryetar Lulashi. E kush me mire se ai, di t’ja me ja kpus kodra mbas bregut! Serioz, i inatosur, siç e lypte atmosfera, shpalli botrisht, se OSBE-ja kishte konfirmuar te gjitha broçkullate masakres elektorale, dhe tashme ata, kishin fituar. Eeeeeee!?
Por çudia me e madhe ndodhi, kur Shqupit ju dha me te vertet mundesia per te ndezur makinen propogandistike, por ata bene shurdhmemecin. Vendimi i Qyqtareve te Kushtetutes, per ta quajtur antikushtetues heresin e perdorur per zgjedhjen e deputeteve, ishte sebep i shkelqyer, per te kerkuar riperseritjen e zgjedhjeve. Pse heshten se!?
Hee, heee! Sa afrohen zgjedhjeve, ju hin tartakuti qyqarve! S’dine gje tjeter, veç kercenojne me bojkot. Dhe s’kane faj, si kane fituar kurre ato, pa ndihmen e gjithfaresoj manipulimit. Jo mor vlla, ata si ka lane hala krejt mendja, me provoku Piktorin. Per dy pare spec, ai se ka problem, edhe i riben. Fitoren e ka xhep, sidoqofte!
Tashti per ma gjate, po ju a leme psikiaterve ta shqyrtojne. Ne te patitulluarit, deri ketu e kemi takatin. Por nje gje eshte e sigurt. Prej atij stani, veç bylmet i prishun del!