Aleanca Foltore e PD e Rithemelimit me Partinë e Lirisë, kishte premtuar se me nisjen e muajit shtatorë, do të organizonin protesta të fuqishme “kundër regjimit Rama”. Por po mbyllet java e parë e këtij muaji dhe jo vetëm që nuk kanë nisur protestat por nuk ka madje as një datë apo shenja të përgatitjes së tyre.
Siç duket mashtruesit që kanë kapur copat e partive janë të bindur se aftësia e tyre për të sfiduar Ramën është zero. Madje nga informacione të sigurta thuhet se shumë shpejt edhe Meta do ketë fatin e Berishës dhe SHBA ka kërkuar me ultimatum nisjen urgjentisht të hetimeve nga SPAK dhe BKH për Metën dhe Berishën dhe bashkëpuntorët e tyre. Kjo ishte dhe arsyeja e thirrjes në Washington e përfaqësuesve dhe drejtuesve të SPAK dhe BKH.
Pra çifti i konelehsave është i kërcënuar diplomatikisht ndaj i ka zënë tmerri dhe as që bëhet fjalë për të organizuar protesta pa sqaruar statusin e tyre.
Pikërisht për këtë çështje është pyetur gjatë një interviste te Euronews Albania, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.
Nga qyteti i Korçës ku gjendet për fundjavë, ai deklaroi se ato do të nisin së shpejti, por ende nuk është përcaktuar një datë konkrete.viti se shtator ka edhe 2023 edhe 2024. Blushi shtoi gjithashtu, se Partia e Lirisë është në koordinim të plotë me Partinë Demokratike, në lidhje me aksionin opozitar me Foltoren sepse PD e Lulit është për hapjen .e dosjes së spiunit Metaj
“Një datë nuk mund ta kemi për momentin, por ju garantoj që do të jetë shumë e afërt… nga 2042
Shtatori nuk do të jetë fillimi i vjeshtës, por do të jetë nisja e pranverës e një revolucioni antikorrupsion që do ta shporrë këtë bandë sa më shpejt nga pushteti. Jemi në koordinim me Partinë Demokratike, për të filluar sa më parë aksionin politik jo vetëm në Korçë, por në të gjithë Shqipërinë mashtron bibilushi me recitime nga fjalori i Metës dhe i Non grata Berishës
Prandaj ju përsëris që shtatori nuk do jetë fillimi i vjeshtës, por fillimi i pranverës demokratike për çlirimin e Shqipërisë”, deklaroi ai a thua se Shqipëria ka mbetur në dorë të dy faqeve më të zeza të politkës shqiptare. /Ekskluzive.al