Zhvillime të bujshme na presin. Duke filluar nga një rikthim i fuqishëm i ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë blu, tek fundi politik për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-presidentin Ilir Meta. Gjithashtu treshja e lartë e SPAK që po merr udhëzime në Uashington po mban në ankth të gjithë pushtetarët e korruptuar në politikë të përfshirë në afera. Por le ti analizojmë me radhë.
Gazeta ka mësuar se kanë nisur lëvizjet për t’i përgatitur terrenin Lulzim Bashës për ta rikthyer në krye të selisë blu. PD po drejtohet me vendime gjykatash, ku thelb janë përplasjet sa i përket statuteve të partisë të miratuara gjatë kuvendeve të 11 dhjetorit nga mbështetësit e Berishës dhe 18 dhjetorit nga mbështësit e Bashës.
Gjykata e Apelit të Tiranës ka njoftuar marrjen në shqyrtim të ankesës së Enkelejd Alibeajt ndaj vendimit të mëparshëm që njihte Komisionin e Rithemelimit si drejtues të partisë si edhe përjashtimin e nënkryetarëve të PD-së dhe strukturave të tjera drejtuese. Në ankesën dërguar gjykatës,
Alibeaj kërkon prishjen e vendimit të marrë nga gjyqtari ose shqyrtimin me një tjetër trupë gjykuese. Tashmë beteja po zhvillohet në gjykatën e Apelit, pas vendimit të gjyqtares Blerina Muça për të pranuar ankimimin e Enkelejd Alibeajt. Në këtë mënyrë, Gjykata ka pranuar si palë në proces, nënkryetarin e PD Enkelejd Alibeaj. Krahas kësaj ankese, në Apel është edhe një ankesë paralele nga PD.
Ajo parashikon përfshirjen në statutin e PD-së edhe të vendimit “për të përjashtuar nga partia çdokënd që është shpallur non grata nga amerikanët”. Ky nen në ndryshimet statutore të 18 dhjetorit godet direkt Sali Berishën. Tashmë, drejtimi i PD-së është në duart e gjykatave, pasi nëse pranohet regjistrimi i statutit në Kuvendin e 18 dhjetorit të organizuar nga Basha, atëherë Berisha është i përjashtuar nga partia.
Rikthimi i Bashës
Mësohet se Gjykata e Apelit e ka thelluar me themel këtë çështje dhe se pritet që të rrëzojë vendimin e Zhukrit, pavarësisht se Sali Berisha po e shantazhon atë dhe madje ka paralajmëruar se nuk do të njohë asnjë vendim të saj. Mësohet se vendimi i Apelit, i cili zhbën vendimin e Agron Zhukrit,e kthen Partinë Demokratike në pikën zero dhe i hap rrugë Lulzim Bashës të marrë vendime, deri sa të mbahen zgjedhje të reja.
Sot që flasim “Foltoren” nuk e njeh asnjë institucion dhe se kryetar zyrtar i PD, figuron Lulzim Basha, ndërkohë që edhe logoja dhe vula e PD, janë ato që kjo parti ka pasur përpara se barbarët e “Foltores” të udhëhequr nga Berisha e pushtuan atë, e ku shkuan derti atje sa falsifikuan vulën dhe logon e Partisë Demokratike.