• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, February 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Shteti konkurencë me importuesit! Rezervë nafte 90 ditë… do administrohet nga një ent publik! Ligji do miratohet brenda vitit

February 16, 2026
in Aktualitet

Do të jemi pjesë si qeveri në importin e naftës dhe në shpërndarjen e naftës”, tha Edi Rama më 2 korrik 2025.

Ligji për të krijuar rezervën e naftës pritet të miratohet brenda këtij viti. Pasi ka mbaruar procesin e Konsultimit Publik gjatë verës së 2025-ës, qeveria parashikon që një draft i rishikuar që ka në thelb krijimin dhe menaxhimin e rezervës së naftës dhe nënprodukteve të saj, të miratohet në gjashtëmujorin e dytë të 2026-s.

Rezerva do të nevojitet “kohë të vështira” siç janë krizat që shkaktojnë mungesë furnizimi të tregut me nënprodukte të naftës bruto.
LEXO EDHE:
Indeksimi i pagave me 2.5%, Këshilli i Ministrave vendos: Përfitojnë zjarrfikësit, punonjësit e pushtetit vendor dhe ushtarakët me mision jashtë vendit

Sipas informacioneve detyrimi do të jetë që rezerva shtetërore e naftës duhet të garantojë për të paktën 90 ditë furnizim, po detajet e sigurimit të sasisë së naftës dhe të përdorimit të saj do të caktohen me VKM. Rezervat e sigurisë do të krijohen në baze të Planit të Veprimit.

Rezerva shtetërore do të menaxhohet dhe shitet nga Autoriteti për Rezervën e Sigurisë të Naftës, që do të krijohet dhe do të jetë përgjegjës për të blerë dhe shitur naftë dhe nënprodukte të saj.

Për të krijuar këtë rezervë pritet të caktohet një tarifë e re ndaj importuesve të produkteve energjetike hidrokarbure. Tarifa do të vendoset në lekë për litër ose kilogramë, dhe do të rishikohet me VKM çdo vit. Kjo tarifë do të mblidhet nga autoritetet doganore, për qëllim të ‘Autoritetit për Rezervën e Sigurisë të Naftës’.

Siç është paralajmëruar më herët nga kryeministri Edi Rama, rezerva pritet të përdoret edhe të furnizuar tregun me çmim më të ulët. Aktualisht për çdo litër naftë paguhen 4 taksa, 20% TVSH-ja (35 lekë), 38.8 lekë akciza, 27 lekë taksa e qarkullimit dhe 3 lekë taksa e karbonit. Praktikisht kur sot e blejmë naftën 175 lekë/litri, 103.8 lekë janë taksa dhe 71.2 lekë çmimi real i naftës.

Importi i karburantit nga tregjet e huaja ka ardhur gjithnjë e në rritje. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se vetëm gjatë vitit 2025 u importuan rreth 720 mijë tonë karburant.

Next Post

Fuqia e dollarit! Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat e kreditit dhe të ushtrojnë presion mbi bankat në Europë?

Pas mosvendimit për çeshtjen Balluku Fredi Beleri "merr zemër": Ankimon burgun në Gjykatën Kushtetuese

30 Deputetë zviceranë me një rezolutë kërkojnë drejtësi e barazi në Hagë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved