Drejtori i Shkollës së Magjistrautrës Sokol Sadushi në emisionin Java në RTSH ka folu mbi aspektin ligjor të veprimeve të ish presidentit Moisiu dhe mënyrë e dekretimit të zgjedhjeve nga ish Presidenti.
Sadushi tha se Moisiu coi në kuvend një datë tjetër në momentin që u shtynë zgjedhjet pra indirekt sot Ilir Meta nqs shohim preçedentin është në shkelje të kushtetutës.
Sadushi foli edhe për mundësinë që ka Presidenti për të shpërndarë Parlamentin, ku deklaroi se kjo mund ndodhë vetëm në dy raste. Rasti i parë është ai kur nuk arrihet që të zgjidhet kryeministri dhe qeveria dhe rasti i dytë kur ka të bëjë me mocionin e besimit të kryeministrit.