Komisioni i Integrimit është shtyrë mëngjesin e sotëm dhe shkak për këtë është bërë zv.kryeministri Erion Braçe.
Komisioni ishte gati me udhëheqjen e Rudina Hajdarit dhe me pjesëmarrjen e deputetëve nga mazhoranca dhe opozita parlamentare. Por mungonte përfaqësuesi i qeverisë, dhe për këtë ftesa i ishte drejtuar Erion Braçes.
“Është bërë ftesa zv.kryeministrit për të ardhur për të bërë prezantimin. Dhe nuk është prezent sot. Kështu që besoj se qartë që të paktën kemi këtë lidhje të drejtpërdrejt online, dhe nuk keni patur angari për të ardhur në Kryesi. Por edhe për mua që kam ardhur në Kryesi dhe kam angazhime të tjera, duke respektuar institucionin dhe peshën e rëndësinë e këtij projektligji mendoj që duhet ta shtyjmë në një moment të dytë, që të kemi prezent zv.kryeministrin ose një ministër që do të mbajë përgjegjësi për këtë projektligj.’’- tha Hajdari.
Nuk është bërë asnjë aspekt teknik i projektligjit që do të prezantonte Braçe pasi Rudina Hajdari ka refuzuar ta bëjë diçka të tillë pa praninë e zv.kryeministrit.