Seanca për gjyqtarin Shkëlqim Miri është shtyrë për datën 24 korrik. Shkak për marrjen e këtij vendimi është bërë dorëheqja e gjyqtarit Ardit Mustafaj.
Ky i fundit thotë se ka njohje me të pandehurin dhe se gruaja e Shkëlqim Mirit është kushërirë me të.
Nga ana tjetër kërkesa për dorëheqje nuk është pranuar nga kryetari i Gjykatës së Tiranës, por Prokurori i çështjes kërkon kohë që të njihet me këtë zhvillim të ri.
Shkëlqim Miri, gjyqtar i Apelit të Tiranës, u arrestua me urdhër të prokurorisë në nëntor të vitit të kaluar.
Ndërsa në kontrollin e ushtruar në banesën e tij, u gjetën 34 milionë lekë të reja. Sipas prokurorisë, gjyqtari i ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje, të akuzuarit Gentjan Doda.
Ai ishte ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një vrasje të kryer në Burrel në vitin 1997.