• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, January 9, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Shtyhet seanca paraprake në GJKKO, Avokatët: Veliaj nuk u shoqërua, furgoni u vonua! “Burgjet”: Shkuam në kohë për ta marrë, por refuzoi të dalë

January 5, 2026
in Aktualitet, Kronike

Senaca e radhës paraprake ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe të pandehurve të tjerë, u shty këtë të hënë, dhe u caktua nga Gjykata e Posaçme, që e radhës, të mbahet më 19 janar

Shkak u bë mungesa e avokatëve të Veliajt, dhe fakti që kryebashkiaku nuk u shoqërua në kohë nga paraburgimi i Durrësit për në seancën në Tiranë, e cila ishte caktuar të niste në orën 09.00

Një reagim zyrtar erdhi nga Drejtoria e Burgjeve ku thuhet se mjetet e policisë kanë qenë në kohë në ambientet e paraburgimit, por Veliaj ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se ishin me vonesë.

“Forcat e Policisë së Burgjeve, në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë njoftuar në kohë shtetasin E.V. për përgatitjen dhe nisjen drejt seancës gjyqësore. Mjetet e Policisë së Burgjeve kanë qenë të pranishme në ambientet e IEVP-së në kohën e parashikuar. Në momentin e njoftimit, shtetasi E.V. ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se mjeti i Policisë së Burgjeve ishte vonuar”, thuhet në reagim.

Erion Veliaj ka kërkuar nga gjykata sigurimin e kushteve për tu njohur fizikisht me dosjen hetimore prej afro 60 mijë faqesh. Kësaj kërkese GJKKO i është përgjigjur se avokatëve të kryebashkiakut i është vënë në dispozicion nëpërmjet avokatëve USB me dosjen hetimore, por Veliaj thotë se nuk mund ta lexojë, pasi në qeli nuk lejohen pajisjet elektronike.

Sakaq, Veliaj në seancën e fundit të zhvilluar më 12 dhjetor, përjashtoi nga mbrojtja e tij avokatin Artan Gjermeni, pasi kërkesa e këtij të fundit drejtuar gjykatës që Veliaj të mos qëndrojë brenda kafazit të qelqtë gjatë seancave, u refuzua.

Rrjedhimisht gjykata i caktoi një avokate kryesisht Valentina Teodoresku, e cila për të përgatitur mbrojtjen duhet të studiojë 60 mijë faqet.

SPAK e akuzon Veliajn për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv e shpërdorim detyre, akuza që kryebashkiaku i ka mohuar, ndërsa procesin e ka vlerësuar të pabazuar në prova.

Next Post

Kërkoi lirinë, Ilir Meta lihet në burg! Avokati akuza: GJKKO notere e SPAK

Kirurgjia koronare mini-invazive në spitalin Shefqet Ndroqi, Rama: Risi për strukturat mjekësore publike!

Mesazh i fortë i SHBA-ve, Trump: Kjo është Hemisfera jonë! DASH: Nuk do të lejojmë që siguria jonë të kërcënohet!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved