• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, December 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Shuhet diplomati i shquar Ali Mato

December 19, 2025
in Kronike

Ndarja nga jeta e Ali Matos, më 16 dhjetor 2025, shënon humbjen e një personaliteti me kontribute të çmuara në dipolmacinë shqiptare dhe marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare.

Me një karrierë profesionale që shtrihet për më shumë se katër dekada, ai përfaqësonte modelin e profesionistit korrekt dhe diplomatit me integritet të lartë.

Ali Mato lindi më 23 tetor 1951 dhe formimin e tij e ndërtoi mbi baza të forta teknike dhe akademike. Pas përfundimit të Teknikumit të Minierave dhe Gjeologjisë në Prrenjas, ai u diplomua si Inxhinier Nafte në Universitetin e Tiranës.
– Publicitet –

Krahas formimit profesional, Ai i kushtoi vazhdimisht rëndësi përgatitjes gjuhësore, duke u certifikuar në frëngjisht, anglisht dhe italisht në Universitetin e Gjuhëve të Huaja. Këto zotërime do të shërbenin më pas në mënyrë thelbësore në misionet e tij diplomatike.

Karrierën profesionale e nisi në sektorin strategjik të naftës dhe gazit, fillimisht si inxhinier kërkimi në Vlorë, më pas si drejtues studimesh në Institutin e Naftës dhe Gazit në Fier, ku kontribuoi në hartimin dhe zbatimin e projekteve për identifikimin e vendburimeve energjetike në vend.

Këto përvoja i hapën rrugën drejt roleve drejtuese në Ministrinë e tregtisë së jashtme, ku spikati veçanërisht puna e tij si Drejtor i Departamentit të Eksportit të Karburanteve në ndërmarrjen “Mineralimpex”, duke zhvilluar marrëdhënie tregtare me vendet e Evropës Perëndimore.

Një kapitull i rëndësishëm i jetës së tij profesionale lidhet me Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku ai shërbeu për shumë vite në diplomaci. Në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kajro, në cilësinë e Konsullit Tregtar, ai kontribuoi në forcimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike me vendet e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës , në veçanti me Egjiptin.

Më pas, në Ambasadën Shqiptare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, mbajti detyrat e Ministrit Fuqiplotë (Këshilltar Politik) dhe më vonë Ambasadorit të ngarkuar, duke drejtuar veprimtarinë politike dhe ekonomike të përfaqësisë diplomatike shqiptare në Riad.

Në vitet e tranzicionit, Ali Mato dha një kontribut të rëndësishëm në administratën shtetërore, duke shërbyer si Drejtor i Departamentit për Vendet Perëndimore në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në një periudhë kyçe për riorientimin ekonomik dhe tregtar të Shqipërisë.

Krahas angazhimit institucional, Ali Mato spikati për ndjeshmërinë sociale dhe humanizmin, veçanërisht gjatë krizave humanitare, ku u angazhua vullnetarisht në ndihmë të emigrantëve kosovarë gjatë luftës, duke kontribuar në organizimin dhe shpërndarjen e ndihmave bazë.

I njohur për besueshmërinë, korrektësinë, aftësitë drejtuese dhe komunikimin e hapur, Ali Mato la pas një trashëgimi profesionale të ndërtuar mbi përkushtim, integritet dhe shërbim ndaj interesit publik.

Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë jo vetëm në familjen dhe miqtë, por edhe në institucionet ku shërbeu me dinjitet, duke lënë gjurmë të qëndrueshme në diplomacinë dhe administratën shqiptare.

Next Post

Diaspora shqiptare, rreth 1.1 milionë persona në Europë - Italia dhe Greqia në krye

Shtyhet pa afat vendimmarrja për imunitetin e Ballukut

Dorëzohet Dumani, arkivohet “dosja” më e nxehtë në SPAK, ajo e zyrës

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved