Kur kanë kaluar 13 vite nga vr.asja e deputetit të Partisë Socialiste Fatmir Xhindi, ende nuk ka asnjë sinjal për zbardhjen e kësaj dosjeje që përfundimisht nga ish kryeprokurori Adriatik Llalla është mbyllur pa autor.
Deputeti socialist Fatmir Xhindi u v.ra më 2 maj 2009, në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit të atij viti, duke tronditur fushatën elektorale për opozitën ende pa nisur.
Xhindi e kishte të sigurtë kandidimin por dhe fitoren në zonën e tij të Roskovecit, në qarkun e Fierit, por 49 vjeçari nuk arriti që të hynte në garë pasi u v.ra me armë zj.arri duke parkuar automjetin në oborrin e shtëpisë.
Rreth orës 21.15 të mbrëmjes së 2 majit 2009 është qëlluar me një bre.shëri aut.omatiku nga au.torë të paidentifikuar ende. Fatmir Xhindi u dë.rgua nga familjarët menjëherë në spitalin e Fierit, por nuk i ka mbijetuar dot 6 pl.umb.ave që kishte marrë në trup. Po.licia mbërriti menjëherë në vendin e ngja.rjes dhe kreu hetime intesive, por ende as sot e kësaj dite nuk ka një variant zyrtar për shkaqet dhe autorët e vr.asjes së deputetit Fatmir Xhindi.
Sipas të dhënave të ekspertizës, ai është qëlluar pas shpine me aut.omatik tip Ka.llash.nikov, nga një distancë rreth 2 metra. Menjëherë ka reaguar dhe kryeministri i asaj kohe Sali Berisha, i cili e dënoi kr.imin e premtoi vënien e autorëve para drejtësisë. Por deri më sot nuk është bërë asgjë, as nga qeveria e Berishës dhe as nga qeveria e Ramës, vetëm heshtje.
Por evident është fakti se Sali Berisha nisi të përgatisë me kujdes ‘rrjetën e mer.imangës’ përmes të cilës të godiste kundërshtarët e mundshëm brenda PD, mes të cilëve dhe Sokol Olldashin. Ish deputeti i ndjerë demokrat në vitin 2005 fitoi bindshëm ndaj rivalit të tij socialist Agron Duka në Shijak dhe për këtë nga ish kreu i PD më pas kryeministër për tetë vite radhazi, Sali Berisha, u vlerësua shumë.
Si shpërblim e emëroi Sokol Olldashin ministër të Brendshëm, por vetëm pas 2 vitesh pendohet si dreqi për këtë emërim, pasi Olldashi ishte nga ata politikanë që mund të thoshte dhe jo për eprorin e tij dhe këtë e bënte sa herë i jepej rasti. Dhe për ta “hequr qafe” politikisht nga Ministria e Brendshme e caktoi me dhunë kandidat për kryetar bashkie përballë Edi Ramës në kryeqytet, njeriut më të fuqishëm të PS si kryetar i saj dhe që gëzonte një reputacion të padiskutueshëm si kryetar bashkie në atë kohë. Dhe për t’ia bërë më të lehtë dhe më të thellë humbjen Olldashit, përmes levave të tij në media, Berisha botoi fotot nu.do të Ramës në plazhet e Francës.
Ish kreu i bashkisë së Tiranës, aktualisht kryeministër i vendit Edi Rama e shfrytëzoi në mak.simum rolin e vik.timës dhe shënoi një fitore të pastër dhe më të thellë se sa e kishte menduar përballë Olldashit që u la vetëm dhe nga PD. Olldashi kishte dhënë dorëheqjen nga ministër i Brendshëm dhe pas një periudhe kohe pa mandatin e deputetit emërohet ministër i Transporteve. Dhe me vr.asjen e Fatmir Xhindit, deputetit socialist të qarkut të Fierit, Berisha ia arriti që përmes mediave të tij të krijonte idenë se ndër organizatorët e mundshëm të vr.asjes së tij ishte Sokol Olldashi.
Pa përmendur asnjëherë emrin, në fillim si një nofkë që përdorej për një ish të fortë të Roskovecit Ardian Isufi i cili thirrej “Qorri” dhe që u v.ra në vitin 1996. Këtë nofkë Berisha u kujdes ta bënte sa më shumë prezente në media, sidomos pas ndalimit dhe lirimit të nipit Isufit me nofkën “Qorri” për vr.asjen e Xhindit dhe që kohë më pas iu bë at.entat në plazh.
Të gjithë miqtë e deputetit të ndjerë Olldashi kanë qënë në dijeni se dhe ai thirrej nga miqtë e ngushtë “Qorri” për shkak të syzeve që mbante dhe që nuk kontestohej kurrë nga vetë Koli, që ishte dhe shpirti i shoqërisë. Madje përdorimin e nofkave në mënyrë konfidenciale me miqtë e cilësonte dhe vetë si kulmin e afinitetit dhe shoqërisë.
Por Berisha tentoi që t’ia ‘fatu.ronte’ vr.asjen e deputetit socialist Fatmir Xhindi, deputetit dhe ministrit të tij Sokol Olldashi, pa ia përmendur emrin por vetëm duke i krijuar hap pas hapi aureolën e vr.asësit dhe njeriut të lidhur me ba.ndat e Shijakut dhe të Fierit. Sidomos pas vitit 2012 kur në krye të prok.urorisë erdhi Adriatik Llalla, me Ina Ramën Berisha ishte ndarë përfundimisht për shkak të 21 janarit, ish kryeministri i kopsiti të gjitha gjërat tek do.sja e Xhindit, për ta mbyllur përfundimisht atë pa autor.
Por dhe kur harrohej, gjithnjë Berisha indirekt dhe përmes rrjeteve sociale, dhe përmes shkrimeve në gazeta periferike, hidhte si ratësisht lajmin se vr.asës i Xhindit ishte pikërisht Olldashi. Gjë e cila jo vetëm që kurrë nuk u vertetua por që nuk kishte dhe asnjë arësye që të ndodhte dhe që ishte e vetmja gjë pa lidhje në këtë rast. Por Berisha këtë e përdori dhe në përballjen e Olldashit me Bashën për kreun e PD pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2013. Madje penalizoi dhe një ish deputete që ishte bashkëpunëtore e Olldashit.
Një pers.ekucion i tillë dhe në bazën e PD e ka ndjekur Olldashin deri në momentin kur ai u nda nga jeta në mënyrë tra.gjike dhe mis.terioze në një ak.sident automobilistin në rrugën Tiranë-Elbasan. Që si për ironi të fatit është nisur prej tij si ish ministër i Transporteve. Por dhe nëse hyn në motorin e kërkimit “google” dhe klikon me emrat e Fatmir Xhindit dhe Sokol Olldashit me patjetër të dalin “sponsorizimet” e Berishës që e lidhin vr.asjen e deputetit socialist me atë të deputetit të ndjerë demokrat.
I cili pati dhe vetë një fat trag.jik, sa ende sot ekz.iston di.lema nëse e vr.anë apo bëri aks.ident Sokol Olldashi dhe përse nuk është pyetur deputetja që ka bërë telefonatën e fundit me të. Drejtësia e re duhet ta zbardhë misterin e vr.asjes së deputetit socialist Fatmir Xhindi por dhe të deputetit dhe ish ministrit demokrat Sokol Olldashi. Të presim.