Si do të përjashtohet Berisha nga politika?1 Fundi i Sali Berishës është afër. Pas goditjes që do të marrë nga Apeli, ai pritet të përjashtohet përfundimisht nga politika shqiptare. rtia Socialiste ka paralajmëruar nismë ligjore për të nxjerrë jashtë politike Sali Berishën.
Ndërkohë non grata Sali Berisha pritet të dalë nga politika, përmes ndryshimeve në ligji që do të propozojë Partia Socialiste, ku do t’iu ndalohet përfshirja në politikë dhe të qenit deputet, kujdo që është shpallur “non grata” nga Uashingtoni dhe Londra.
Kjo do të thotë se Berisha rrezikon seriozisht mandatin e deputetit. Ndryshimet në ligj i paralajmëroi Partia Socialiste.
“ Kuvendi i Shqipërisë do të duhet të adresojë gjatë sesionit të ri edhe situatën e papranueshme dhe absurde prej një viti se si një sekretar partie i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij.
Ne nuk ia drejtojmë dot bishtin as non gratës as bashkëpunëtorëve, por ne nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë të keqen të vazhdojë të bëjë moral me shpresën se do të hajë kokën e vet, madje absurdi të shkojë deri aty sa këta lloj të bërtasin për drejtësi, kur janë vetë ata që kanë hesapet më të mëdha me drejtësinë dhe Shqipërinë”, u shpreh Taulant Balla pak ditë më parë.