Aktivisti Valentin Macaj tha se kryeministrit Edi Rama i duhet njohur merita për bumin e madh turistik të kësaj vere, por është edhe punë e operatorëve.
Sipas tij, me gjithë ushtrinë e madhe të turistëve që vizituan këtë vit Shqipërinë, shqetësuese është mungesa e informacionit për turizmin, sidomos në veri.
“Rama nuk ka bërë gol as vjet as në pandemi, por e ka bërë që kur ka marrë sëpatën në mes të Tiranës dhe filloi atë ndryshimin e madh, kur të gjithë e dinin të çmendur.
Është punë e operatorëve, ka pasur një ushtri turizmi këtë vit; ka pasur turistë elite, me bukë thatë, me çadër në shpine, me 5 yje, dhe që shkojnë në bujtina.
Ka pasur një bum turizmi të jashtëzakonshëm. Problemi është që mungon informacioni për turizmin, që ka një diskriminim. Mungon informacioni për turizmin në veri”, tha aktivisti në Euronews Albania .