Doktori është i paparë kur është në qejf. Thotë xhevahire që të kënaqin. Kur e nxehin pastaj është tjetër punë….
Ja si tha sot! Marrëveshja e detit midis Shqipërisë dhe Greqisë do të firmoset vetëm po kaluat mbi trupat tanë!?
Se si m’u kujtua Lul Basha kur tha para disa muajsh, se Fatmir Xhafa do të bëhej Ministër i Brendshëm vetëm po kaluan mbi trupat tanë.
Në fakt Fatmir Xhafa, gjeti rastin kur Luli ishte në Amsterdam dhe fap u bo Ministër i Brendshëm, është dhe sot e kësaj dite …Po e kisha tek Doktori. Të mendosh që të njëjtën marrëveshje Marshalli, e bëri vetë me Greqinë!?
Ai thotë se ajo që bëri vetë ishte ku e ku më e mirë për ne. Ok..
Po kur ishte kaq e mirë për ne, pse i shkonte buza vesh më vesh bukuroshes Bakojanis, kur firmoste me këtë bukuroshin tonë, Lulin, që sot është në krye të opozitës?
Së dyti. Nëse ishte në favorin tonë, ku i gjeti argumentat ligjore Gjykata Kushtetuese dhe me ç’të drejtë bllokoi një marrëveshje në favor të Shqipërisë!?
Së fundmi. Kur ishte në favorin tonë, pse u hodhën përpjetë grekët, kur Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë bllokoi këtë marrëveshje!?
Po Marshalli mund të thotë që në atë kohe bëri një marrëveshje, komplet në favor të Greqisë dhe u tregua politikan i madh. U bë me dinak se vetë grekët. Arriti t’i marrë votat për liberalizimin e vizave dhe futjen e Shqipërisë në NATO dhe pastaj me anë të Gjykatës Kushtetuese, ky Kryetar dhe gjithçka ishte vetë (Marshall mo), e bllokoi marrëveshjen dhe i la grekët me gisht në bythë/Bluesbrothers