Më poshtë, keni dokumentet e mashtrimit për ju kureshtaret, por edhe për ju të pavarurit e portalit 27.al me administrator Enkelin, alias Kel Demin, apo koleget që kanë interes!
Te dokumentet e gjeni shkrimin e bukur të Timit të shkruar me dorë duke premtuar e mashtruar për shlyerjen e borxhit, pranimin e detyrimeve, premtimet për kredi bashkë me ish-kryeministrin e kohes A.Meksi, e deri te ultimatumet poshte deres së shtëpise të shkruar me shkrim dore!
Edhe kur ha veze te vjen era, apo jo, Enkel, alias Kel Demi!?! Reagim per portalin 27.al, Enkel, alias Kel Demi dhe vullnetareve pa “pagese” ne mbrojtje te Shpetim Idrizit!
Shkruan Flamur Vezaj
Pak dite me pare postova nje reagim ketu ne FB, duke dhene mendimin tim per disa te verteta per Shpetim Idrizin, kryetarin e PDIU-se, pas aleances me opoziten. Ne reagimin tim rendita disa “arritje” te kryetarit te partise se çameve, i cili me ardhjen ne krye te ketij subjekti, mes te tjerash, ka perçare ne disa pjese edhe komunitetin çam. I qendroi komentit tim dhe nuk i heq asnje pike e asnje presje edhe sot! Por keto te verteta nuk i kane pelqyer Shpetim Idrizit dhe vullnetareve pa “pagese” qe menaxhojne portalin e “pavarur” 27.al, duke bere nje shkrim anonim pa emer, ose siç thone “redaksional”, ne formen e kunderpergjigjes, ku ne akuzojne mua, nder te tjera, se qenkam “korrenspondent i qeverise” (dmth Rilindjes) per te hedhur balte mbi marrveshjen “historike” me opoziten (gje qe ndodh sa here Shpetimi mbetet pa privilegje) dhe se une nuk e dashkam te ardhmen e Shqiperise pa kriminele???!!!
Enkeli me garantoi se mbijeton me pune vullnetare, pa financime nga subjektet politike apo edhe reklama nga individe te ndryshem! Edhe mund te kete te drejte se sot ne Shqiperi portalet jane bere si profilet ne FB! Si perfundim, une kuptova se Enkel, alias Kel Demi, me eksperience gati 25-vjecare ne media, e kishte detyrim si gazetar i “pavarur” t’i bente mbrojtjen Shpetim Idrizit me nje shkrim anonim, me pas redaksional, dhe ne fund me vete ate autor (shprehja “zere se e kam shkruar une”). Nuk besoj qe do shume zgjuarsi per ta kuptuar se kolegu parimor me 25 vite eksperience tashme duhet te beje shkrime anonime, dmth redaksionale, ne mbrojtje te nje politikani qe nderron xhaketen sa here ka nevoje!
Gjithsesi e mirekuptoj, se ka halle personale. Une, me modestine time 13-vjecare si Gazetar aktiv ne media, nga terreni dhe jo nga studiot e ngrohta te lojrave televizive ku behen batuta me pjesemarresit, jam munduar te jem i drejperdrejte si ne kohen kur ishte Idrizi ne pushtet 8-vjecar me S.Berishen, ashtu edhe 4 vjet me E.Ramen dhe kam qene i njejti “cub”, o Enkel, alias Kel Demi, qe kam shkruar si ne Shqiperi, por edhe nga ketej oqeanit e NUK jam fshehur asnjehere pas kalemit apo shkrimeve anonime! Kam shkruar edhe per ata qe ti e soji yt ne gazetari u vareni pas xhaketes duke bere shkrime anonime, ndersa te tjereve i nderroni rruge kur ju dalin perballe.
Gjithsesi, mos e vrit mendjen se te kuptoj, meqe kete jete ke zgjedhur te besh! Por, te them te drejten, u zhgenjeva shume kur me the se mund te ishe edhe ti autori i shkrimit, sepse nuk e dija qe shkruaje shkrime anonime dhe fare te dobeta, edhe sepse ke gjithe ate eksperience 25-vjecare! Kush e di, ndoshta i shkruan me qellim qe te mos biesh ne sy, edhe pse nuk jam shume i bindur per kete, sepse nuk kishe fare cfare te shkruaje kunder meje, jo vetem ti, por edhe shume vullnetare te tjere te portalit tend. Ato lojrat me “figura letrare” nuk ishin keq, po si kur binin icik thate per shkak te mungeses se fakteve mbeshtetese. Nuk po e zgjas, se ata qe te lexojne jane ne gjendje te gjykojne!
Po i kthehem Shpetim Idrizit, sepse i qendroj asaj qe kam thene, madje per te shtuar edhe arsyen e 52-te pse ika: Deshtimi, apo Shpetimi – quaje si te duash, per gati 12 vjet ne pushtet nuk e di cfare te mire i ka sjelle çameve pervec pasurimit te tij vetjak, nga drejtorite si AKU-ja, Sigurimet Shoqerore, etj. etj. Na qenka merzitur Deshtimi pse e kam quajtur doganier, se ia kam ulur graden? Mbase ka drejte, se ai ka qene edhe Drejtor i Pergjithshem i Doganave, qe sipas meje i bie shume me keq se thjesht doganier, se keta te shkretet marrin ndonje 50she duke ngritur traun me dore. Deshtimi te pakten e ngrinte traun me telefon, gjithe rehatllik, nga zyra e vet per shumefish 50shesh, sipas te ngrefurave politike te kohes.
Kam pershtypjen se gjeja qe me shume e ka merzitur Shpetimin dhe vullnetaret pa “pagese” te portalit te pavarur 27.al eshte fakti, se e kam quajtur kryetarin e madh “mashtrues”! Kane te drejte, se nuk ka vendim te formes se prere, qe ta deklaroje zyrtarisht te tille. Ama, nuk duhet te harrojme se shtetasin N.Berisha nga Kosova per 15 vite e ka mashtruar duke i marre shuma te ndryshme parash! Keto te pabera i ka bere edhe duke lene me shkrim te tij dhe firma plot prova, njelloj si lopa bajgat. Keto po ia postoj ketu dhe mund t’i lexosh ti Enkel, apo edhe kolege te tjere qe kane interes.
Ne vitin 2010, shtetasi N.Berisha beri kallezim penal ne prokurori per Shpetim Idrizin, e ky i fundit, sapo e mori vesh, vetem sa nuk flinte te lokali afer prokurorise se Tiranes duke kerkuar me te gjitha menyrat, qe kallezuesi te heqe dore nga kallezimi (me siguri qe Deshtimi e mban mend)! Me ndihmen e prokuroreve (i do emrat?) dhe disa eksperteve te M.Brendshme e nja dy hasjaneve i mbushen mendjen N.Berishes per te bere nje deklarate, qe po ta postoj edhe ate, per te hequr dore nga kallezimi pasi e zgjidhen me mirekuptim pas 15 vitesh! Prokuroria e pushoi ceshtjen me arsyetimin se duhet zgjidhur civilisht.
#Me poshte, keni dokumentet e mashtrimit per ju kureshtaret, por edhe per ju te pavarurit e portalit 27.al me administrator Enkelin, alias Kel Demin, apo koleget qe kane interes!
Te dokumentet e gjeni shkrimin e bukur te Timit te shkruar me dore duke premtuar e mashtruar per shlyerjen e borxhit, pranimin e detyrimeve, premtimet per kredi bashke me ish-kryeministrin e kohes A.Meksi, e deri te ultimatumet poshte deres se shtepise te shkruar me shkrim dore!
#
V.O. E ftoj per replike vete Deshtimin, qe drejton me ane te mashtrimit edhe partine e çameve, edhe juve qe i beni mbrojtjen, e qe dilni e thoni se nuk eshte ky shkrimi i Shpetim Idrizit dhe se edhe nuk eshte firma e tij dhe se e gjithe kjo eshte nje rrene me letra bakalli!