Ditën e sotme Ylli Manjani ka shpërndarë një status me anë të të cilit thoshte se i ati nuk kishte marrë pensionin dhe shkak ishte qeveria që nuk kishte paguar sigurime.
“Im atë, që mezi lëviz shkoi sot të merrte pensionin, që i takon nga KEMP. Nuk kishin ardhë lekët-më tha.
Nuk i thashë gjë, që qeveria ska paguar 100 milionë Euro tek Sigurimet Shoqërore… Pse ta ngatërroj me këto gjera”, shkruan Manjani.
Por e vërteta është krejt ndryshe dhe ne menyre flagrante, ish-ministri i LSI ka gënjyer.
Këtë e tregon edhe dokumenti i mëposhtëm, ku siç shihet, i ati i Manjanit, Xhemal Manjani, e ka marrë pensionin që në datën 16, pra ka afro 2 jave.