Tashmë pas guximit për të shkelur ligjin dhe për ta përdorur atë si giotinë në duartë e opozitës dy ish punonjës të hershëm që në gen të strukturave të PD-së gjyqtari Erion Bani dhe prokuror noteri nga radhët e të persekutuarve Ols Dado… po kthehen në persona Vip, duke i rritur pjancën personalitetit të tyre, jo për shërbimet kriminale që i bëjnë një strukture politike, por për guximin e treguar duke u trimëruar se janë të pa prekshëm.
Pavarsisht akuzave she suklmeve me fakte dhe prova nga mediat me të vërtetë eshtë tejet i frikshëm guximi i këtyre dy qenieve me dy këmbë, që jo vetëm delirojnë, por i shtojnë më tepër faje vetes, si…shpifin për dënimin e zotit Veliaj, lajmërimet që bëjnë te eksponentët e PD-së shumë kohë para se Veliaj të arrestohej e deri te ndalimi i takimeve me të afërm gjë që është në kushtet e skandalit, kur një i dënuar për shitblerje votash si Fredi Beleri vinin dhe e vizitonin edhe derri edhe dosa nga Greqia dhe Shqipëria, pa patur asnjë lidhje familjare me të.
Sjellja me Erion Veliajn e dy shkallabanve të drejtësisë, të mbetur me njollë të zezë në SPAK dhe GJKKO, nga që Metanët flejnë gjumë, pas gjithë këtyre denoncimeve publike, nuk ka bërë gjë tjetër, por i ka trimëruar edhe më tepër, duke pretenduar se po i rrisin vlerat morale vetes duke u tallur me ligjin.
Mos hetimi nga ILD se si është bërë një noter prokuror dhe leja e ndërtimit me një kontratë dhurimi toke është një faqe e zezë për Metanin e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, që as fytyrën nuk ja kemi parë e jo më të kontrolloi dhe të penalizoi shkelësit e ligjit gjyqtarë apo prokurorë.
Osl Dado nuk i plotësonte kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar Prokuror. Ligji nuk parashikonte emërimin e noterëve në funksionin e prokurorit. Dado është emëruar në kundërshtim flagrant me ligjin.
Në këtë rast jemi para kushteve të mbarimit të mandatit të Ols Dados sipas nenit 64/b e në vijim të ligjit nr.96 të vitit 2016. Qëndrimi i Ols Dados në detyrë, pas ekspozimit të këtyre fakteve dhe rrethanave, kompromenton rëndë Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por edhe Kuvendin e Shqipërisë, i cili është pushteti i parë nga i cili burojnë të gjitha pushtetet e tjera në Shqipëri.
ILD-ja duhet të konstatojë paligjshmërinë dhe mashtrimin e Ols Dados për t’u zgjedhur prokuror. Kjo paligjshmëri rrëzon të gjithë karrierën e gënjeshtërt të Ols Dados në prokurori, procesin e Vetingut ndaj tij dhe ngjitjen në SPAK. Në kushtet kur kreu i ILD nuk vepron, nuk zbaton ligjin dhe nuk kryen detyrat e ngarkuara me ligj, ndoshta sepse është marrë peng nga SPAK për ndonjë aferë të tij korruptive ose për arsye nga më të ndryshmet, Kuvendi duhet të vihet në lëvizje për të ushtruar komeptencat e parashikuara në Kushtetutë dhe ligj./Ekskluzive.al