Një i ri u arrestua pak ditë më parë si i dyshuar për grabitjen në rrugën “Komuna e Parisit” të një shume prej 60 mijë lekësh. Prokuroria thotë se i riu nga Pogradeci, një ditë para se të kryente vjedhjen me shkop në dorë, kishte aplikuar për kredi dhe se identifikimin e tij e kanë kryer punonjësit. Pas prangosjes së 27-vjecarit, policia dha versionin zyrtar, duke shpërndarë edhe kamerën e sigurisë. Konkretisht, Policia e Tiranës tha:
“Në orën 18.39, D. K ka shkuar në rrugën “Medar Shtylla”, në filialin e një institucioni financiar dhe me anë të ushtrimit të dhunës me një shkop metalik, i ka vjedhur punonjësve të këtij filiali një shumë prej 60 mijë lekësh të rinj dhe aparate celularë”.
Kjo deklaratë e bujshme e pak ditëve më parë e Policisë së Tiranës e konsideroi të zbardhur ngjarjen që sipas ekspertëve u bë me autorë të identifikuar brenda një kohe të shkurtër. Si prova policia solli sekuestrimin në banesën e të dyshuarit të një shumë prej 45 mijë lekë të reja, por edhe një sërë dokumentesh ku ai kishte aplikuar për kredi 12 orë përpara se dizajneri të arrestohej. Por pavarësisht se policia për këtë qëllim shpërndau edhe një video ku tregohej se si kishte ndodhur grabitja, gjykata ka dyshimet e saj dhe ka urdhëruar policinë e prokurorinë bashkë që të kryejnë hetime shtesë për të krijuar një bindje sa më të plotë, nëse disa rastësi thjesht përputhen apo vërtet dizajneri është edhe hajdut.
Në dosjen që gazeta “Si” disponon, gjyqtari paraprak nuk pranon lënien pa afat në paraburgim të Deivis Kuqos, një i ri i diplomuar për dizajn. Pikërisht, profesioni i tij ka bërë që edhe aksioni për kapjen e hajdutit të ketë nofkën “Dizajneri”.
Por, gjykata duke qëmtuar faktet në dosjen e vendosur në dispozicion ekskluzivisht për gazetën “Si” evidenton se dizajneri, ditën që ndodhi grabitja ka qenë në punë deri në orën 18.10, së paku ky është versioni që sillet me bindje nga avokatët dhe për këtë shkak gjyqtari kërkon të sillen kamerat e sigurisë në sheshin “Italia” të datës kur ndodhi ngjarja. Shprehimisht, gjykata i referohet qëndrimit të mbrojtjes që pohon se në datën 7 janar, Deivisi u largua nga vendi i punës “Land Mark Technologies” që ka si administrator Erion Isufin.
Ai del nga zyrat që gjenden në katin e dytë mbas stadiumit “Qemal Stafa” rreth orës 18.10 thonë avokatët, fakt ky lehtësisht i verifikueshëm nga çekimi i kartës së tij hyrëse dhe dalëse”. Siç kuptohet, i riu që dyshohet nga policia e kryeqytetit ka qenë i punësuar në kompaninë e kunatit të liderit të opozitës, Lulzim Basha, Erion Isufi.
Gjykata tregon më tej versionin që ka depozituar mbrojtja e të riut, duke vërejtur se “nga destinacioni i vendit të punës i dyshuari është larguar në drejtim të bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, dhe pastaj drejt qendrës së qytetit dhe ishte i shoqëruar nga dy persona të tjerë që vërtetojnë se praninë e tyre në këtë itinerar. Konkretisht, shtetasit Eno Jaho dhe Renald Vrapi. Të tre së bashku kanë vijuar rrugën deri në qendër dhe më pas janë ndarë nga njëri-tjetri. Eno Jaho në drejtim të rrugës ‘Myslym Shyri’ dhe Renald Vrapi drejt Porcelanit. Shtetasi Deivis Kuqo ka vazhduar rrugën drejt Pazarit të Ri, ka dalë në rrugën ‘Bardhyl’. Ky itinerar vërtetohet edhe nga deklarata noteriale të lëshuar nga dy dëshmitarët e tjerë”.
Gjykata ka vendosur “arrest me burg” deri më 11 shkurt për të dyshuarin, derisa policia e prokuroria të sjellin me prova këqyrjen e kamerave të sigurisë në kryeqytet, të dorëzojë ADN-në si dhe të kryejë çdo vlerësim procedurial për t’i dhënë përgjigje të provuar qëndrimeve të avokatëve.
Megjithatë, përveç detyrave që i janë vendosur prokurorëve, gjykata çmon se vepra e grabitjes është se vjedhja me dhunë është e rëndë dhe ndaj ekziston ende dyshimi që këtë ngjarje ta ketë kryer dizajneri.
Çfarë deklaroi në polici i arrestuari?
Dizajneri: Në datën 7 janar unë kam ikur nga vendi i punës rreth orës 18.10, fakt ky lehtësisht i verifikueshëm nga çekimi i kartës hyrëse dhe dalëse. Nga vendi i punës unë kam shkuar në drejtim të Bulevardit, drejt qendrës dhe isha i shoqëruar me shokët e mi. Unë një ditë para kam qenë te banka dhe kam aplikuar për kredi, prita gati një orë sa mbarova procedurat dhe ika. Të nesërmen mora vesh që kishte ndodhur vjedhje, dhe kur pashë fotot, pashë një person që gati kishte gjatësinë time dhe xhup njësoj, por xhupi i tij ndryshe nga i imi kishte kapuç. Ndërsa, xhupi im nuk ka kapuç. Unë jam njeri i rregullt, i punësuar dhe nuk krijoj asnjëherë problem në shoqëri dhe në komunitetin ku jetoj. Unë jetoj me kushëririn tim Markeljan Kuqo, i cili atë ditë ka qenë në punë deri vonë dhe nuk e ka ditur për këtë ngjarje. Unë nuk kam lidhje me këtë ngjarje”.
Po çfarë thotë policia?
Në datën 7 janar 2020, rreth orës 18.15 , në subjektin financiar ‘Noa’, i dyshuari Kuqo duke ushtruar dhunë fizike dhe psikike, duke përdorur një shkop ndaj punonjësve ka vjedhur një sasi parash. Pas realizimit të vjedhjes, i dyshuari u largua me shpejtësi nga vendngjarja. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë vihet re një person me shtat mesatar, me një xhup të gjatë me ngjyrë jeshile, me kapuç dhe me shall me ngjyrë të zezë të vendosur si maskë, duke mbuluar fytyrën deri te pjesa e syve për të mos u identifikuar. Ai hap me forcë derën dhe nën kërcënimin e shkopit që e mbante në dorë realizon vjedhjen e njërës prej kasave, që ndodhet në krahun e djathtë. Pasi merr një sasi parash, largohet me të shpejtë.
Punonjësit e këtij institucioni në deklarimet e tyre tregojnë dinamikën. I dyshuari, pasi ka marrë një shumë lekësh, ka marrë edhe dy telefona celularë të punonjësve dhe është larguar. Nga pamjet filmike të një dite më parë, rreth orës 13.00, vihet re një person me biçikletë me ngjyrë të kuqe, i cili manifeston sjellje të dyshimtë përpara se të futet në institucion. Në krahun e djathtë të murit ku edhe më pas është realizuar vjedhja, ai ka marrë shërbimin e kërkuar, ku dhe ka aplikuar për një kredi prej 80 mijë lekësh. Nga paraqitja për njohje është bërë identifikimi i autorit që sipas punonjëseve, një ditë më parë ai kishte aplikuar për kredi. (si)
Tiranë, Finalizohet operacioni “Designer”, me metoda proaktive.Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Sektorin e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në DVP Tiranë.Zbardhet vjedhja me dhunë e një sasie parash, në një nga filialet e një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, ndodhur më datë 7 janar 2020.
Vihet në pranga 28-vjeçari. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën autori u largua nga vendngjarja dhe një sasi prej 45000 lekësh të rinj.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Pronës në DVP Tiranë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 7 janar 2020, ku një person vodhi me dhunë një sasi lekësh, në një zyrë kredidhënieje në shuma të vogla, organizuan punën dhe nën drejtimin e prokurorisë, duke përdorur metodat proaktive, bënë të mundur që brenda një kohe të shkurtër të identifikohej autori i kësaj ngjarjeje.
Në bazë të provave të grumbulluara, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Designer”, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit D. K., 28 vjeç, banues në Tiranë.Ky shtetas, në datën 07.01.2020, rreth orës 18:30 ka shkuar në rrugën “Medar Shtylla”, në filialin e një institucioni financiar dhe me anë të ushtrimit të dhunës me një shkop metalik, i ka vjedhur punonjësve të këtij filiali një shumë prej 60000 lekësh të rinj dhe dy aparate celular. Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën u largua pasi kreu vjedhjen, si dhe një shumë prej 45000 lekësh të rinj. Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
TiranëFinalizohet operacioni "Designer", me metoda proaktive.Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Sektorin e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në DVP Tiranë.Zbardhet vjedhja me dhunë e një sasie parash, në një nga filialet e një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, ndodhur më datë 7 janar 2020.Vihet në pranga 28-vjeçari. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën autori u largua nga vendngjarja dhe një sasi prej 45000 lekësh të rinj.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Pronës në DVP Tiranë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 7 janar 2020, ku një person vodhi me dhunë një sasi lekësh, në një zyrë kredidhënieje në shuma të vogla, organizuan punën dhe nën drejtimin e prokurorisë, duke përdorur metodat proaktive, bënë të mundur që brenda një kohe të shkurtër të identifikohej autori i kësaj ngjarjeje.Në bazë të provave të grumbulluara, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar "Designer", në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit D. K., 28 vjeç, banues në Tiranë.Ky shtetas, në datën 07.01.2020, rreth orës 18:30 ka shkuar në rrugën “Medar Shtylla”, në filialin e një institucioni financiar dhe me anë të ushtrimit të dhunës me një shkop metalik, i ka vjedhur punonjësve të këtij filiali një shumë prej 60000 lekësh të rinj dhe dy aparate celular. Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën u largua pasi kreu vjedhjen, si dhe një shumë prej 45000 lekësh të rinj. Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 9 janvier 2020