Stresi sërish në telashe me policinë shqiptare. Këngëtari shqiptar Arkimed Lushaj i njohur si Stresi Ende nuk ka informacione zyrtare për ndalimin e tij, por burimet thonë se Stresi është shoqëruar për armëmbajtje pa leje.
Ai është kapur në një lokal në Linzë ku është gjetur dhe një sasi kokaine. Nuk dihet se kujt i përket kokaina dhe policia po bën sqarimet dhe hetimet e rastit.
Pas ndalimit Stresi është çuar në paraburgim në komisariatin numër 4 në Tiranë. Kjo nuk është hera e parë që Stresi ka probleme me policinë. Kujtojmë se njëherë Stresi madje është arratisur nga Komisariati.
Ditët e fundit, ka qenë babai i tij, Sali Lushaj, ish-badigard i Sali Berishës i përfshirë në debate pas daljes së videos së Fredi Alizotit. Madje Lushaj bëri dhe një padi për shpifje ndaj Taulant Ballës.