Porti i Durrësit është kthyer në nyjen kryesore të trafikut të kokainës në Evropë. Ngjarja e fundit më spektakolare dhe e pa besueshme ishte ajo e kokainës që u rrëmbye në mes të rrugës Port-Maminas dhe u njoftua nga vet♪7 pronarët e Bana King për grabitje arkash me banane
Kokaina në Durrës kapet kur duan vetë organizatorët të lëshojnë ndonjë sasi të vogël për të kaluar sasi të mëdha, si dhe kur rrjeti po hetohet nga partnerët ndërkombëtarë, sidomos DEA amerike, që monitoron ndarkesën dhe organet ligjbatuese shqiptare janë të detyruara të veprojnë.
119 kg kokainë, të fshehura në arkat me banane, kaluan në Portin e Durrësit në janar 2022 dhe nuk u dalluan nga skaneri. Që kompanitë të cilat importojnë banane janë shndërruar në kompani të trafikut të kokainës së drogës nga Ekuatori, kjo nuk është një gjë e re.
Skandali konsiston në faktin se kush është dora e fshehtë që i ‘mbylli sytë’ skanerit, duke mos dalluar kokainën në kontenierin e kompanisë ‘Zico’ me pronar Trifon Muratajn, që reklamon bananet e Bana King tek Ardit Gjebrea?
Kontenieri me kokainë ka kaluar në skaner dhe nuk ka pasur asnjë sinjalizim për policinë dhe prokurorinë.
Nëse droga nuk do të kapej aksidentalisht në Vaqarr, për shkak të luftës me grupeve të krimit se kush ta marrë më parë ngarkesën, askush nuk do të kishte marrë vesh se skaneri nuk sinjalizon kokainën në Durrës.
Ka dy mundësi: Ose skanimi është fiktiv, pra flase dhe kompania vetëm merr paratë ose kontrollorët janë pjesë e trafikut të kokainës. Në të dy rastet skandali do të ishte i rëndë.
Për të kryer shërbimin e skanimit të kontenierëve në dogana është lidhur kontratë me kompaninë S2 ALBANIA, në vitin 2013. Kontrata u shpall si korruptive nga Edi Rama dhe u betua se do ta anulonte sa po të vinte në pushtet, me pretendimin se ndante paratë me Ridvan Boden dhe Berishën.
Ka akuza se kompania ka paguar një ryshfet sa gjysmën e koncesionit. Por, kur erdhi në pushtet, Edi Rama nuk e hapi më gojën për këtë çështje.
S2 ALBANIA ka si administrator Jonathan Fleming, ndërsa është në pronësi të kompanive Rapiscan Systems, Inc dhe ICMS. Rapiscan Systems Inc. me bazë në Kaliforni, i shiti 49 % të aksioneve ICMS shpk., e cila zotërohet nga një mjek Olti Peçini. Si drejtor i S2 ALBANIA është Ilirjan Zylyftari, ndërsa Arjol Ndreka është mbikëqyrës në inxhinierinë elektronike.
Nga ana tjetër, drejtori i Portit të Durrës, Pirro Vengu, një personazh me dosje të zeza korrupsioni, ka një rol të dyshimtë.
Nga një dosjes që ne kemi parë, duke e çuditshme se si Pirro Vengu nuk është arrestuar ende nga SPAK. Pa implikimin e këtyre personazheve nuk mund të kalojë kokainë në Portin e Durrësit.
Po a mund të kalojë kokaina pa miratimin e drejtorit të policisë për kufirin? Fakti i ndryshimit të shpeshtë i drejtorëve të kufirit dhe pasurimi i tyre i shpejtë, ngre dyshime tē forta.
Marson Murataj
Bosi i Bana King, Trifon Murataj vepron përmes të birit Marson Murataj. Ky i fundit njihet nga regjistrat e policisë si person me precedent penal, ndërsa akuzohet si grabitës me dhunë e hajdut biznesesh. Rruga e tij si plaçkitës ka nisur në momentin kur ai ishte vetëm 22-vjeç.
Ka qenë pikërisht 2 dhjetor 2008, koha kur Marsoni u kap duke vjedhur një qendër interneti në qytetin e Fierit. Në këtë grabitje ai nuk ishte vetëm por në bashkëpunim me 4 persona të tjerë, konkretisht Kiljan Gjeçi, Donald Bitraj, Marson Murataj, Xh. M. dhe Vendim Murataj, ku 3 prej të cilëve, sot janë punësuar si shoferë të firmës, “ZICO Sh.A”, ose siç njihet ndryshe edhe si “Bana King”.
Por Marson Murataj nuk është ndalur me kaq, pasi tre herë të tjera në vitet 2010-2013 është akuzuar si ideator grabitjesh me dhunë dhe për pjesëmarrje për pazare droge, me grupe shitësish në tre qytete të ndryshme të Shqipërisë, konkretisht Fier, Durrës e Tiranë.
Marson Murataj u lirua nga burgu nga një gjyqtar i shkallës së parë, Gerd Hoxha. Por, Apeli e la në burg, bashkë me rojet.