• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, February 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Simbol i Salentos, Harku i të Dashuruarve shembet në ditën e Shën Valentinit

February 15, 2026
in Metro

Deti jep dhe deti merr. Një stuhi e fuqishme detare, e shoqëruar me reshje të dendura, ka shembur Harkun e të Dashuruarve, monumentin natyror më të fotografuar në zonën Torre di Sant’Andrea, në Melendugno të Salentos, i njohur për shkëmbinjtë e thepisur, shkruan Corriere della Sera.

Pikërisht zona e formacioneve shkëmore është goditur orët e fundit nga erëra shumë të forta dhe një stuhi detare që ka përfshirë bregdetin. Vizitorët e parë bënë zbulimin tronditës: harku i Sant’Andrea-s nuk ekziston më dhe në vend të tij ka mbetur vetëm një grumbull shkëmbinjsh të thërrmuar.

Në portalin lokal Melendugno.net, i pari që publikoi fotografitë para dhe pas shembjes, theksohet se “u rrëzua Harku i të Dashuruarve në Sant’Andrea ditën e Shën Valentinit. Harku ishte atraksion i jashtëzakonshëm.

Gjatë verës, për dekada me radhë, ai ka qenë argëtim për lundërtarë mjetesh të vogla si kajakët e kanoet që e përshkonin duke realizuar fotografi spektakolare. Krenari e komunitetit lokal, harku shkëmbor është përdorur në një mori kopertinash dhe faqesh promovuese turistike, pasi konsiderohej një “pikturë e vizatuar” mbi Detin Adriatik.

Guvernatori Antonio Decaro shpjegoi se janë urdhëruar “inspektime së bashku me administratën komunale. Ka fonde për rrezikun hidro-gjeologjik: ato tashmë kanë mbërritur në disa komunitete. Angazhimi është që të gjenden të tjera në muajt e ardhshëm për t’ua vënë në dispozicion bashkive, për të mbrojtur bregdetin, por edhe zona të tjera të rajonit tonë që janë të ekspozuara ndaj rrëshqitjeve të dheut”.

Administrata komunale, pikërisht në ditën e Shën Valentinit, kishte shpërndarë një njoftim për alarmin portokalli të lëshuar nga mbrojtja civile e Rajonit të Puglias, por askush nuk mund ta imagjinonte pasojën shkatërruese të motit të keq që goditi shkëmbinjtë.

Gazetari dhe shkrimtari Francesco Cappello shpjegon se shembja mund të ketë ndodhur mes orës 4:30 dhe 5:00 të mëngjesit, pasi menaxheri i një restoranti, kur mbërriti për të kontrolluar pronën e tij, vuri re se uji i detit ishte çuditërisht i bardhë, i mbushur me mbetje shkëmbore. “Për vite me radhë ai profil ka qenë një nga simbolet më të dallueshme të bregdetit të Melendugnos.

Ka hyrë në imagjinatën kolektive përmes imazheve, promovimit turistik, një piketë kombëtare, shpjegon Cappello, por mbi të gjitha përmes përvojës së shumë njerëzve: zhytja nën hark, noti në ato ujëra, mrekullia e atyre që vinin për herë të parë dhe zhyteshin në ato ujëra të ndriçuara nga drita që përthyhej mbi një shkëmb kaq të bukur e kaq të brishtë, dhe e atyre që çdo verë ktheheshin për të kërkuar të njëjtin emocion”. Dhe shton: “Humbja e tij është një fakt natyror, por jo neutral. Kur zhduket një element kaq i dallueshëm, ndryshon peizazhi dhe ndryshon edhe mënyra se si një territor tregohet dhe njihet”.

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved