Myrto Uzuni po kalon një moment të mrekullueshem në karrierën e tij si profresionist.
Falë paraqitjeve sinjifikative me fanellën e Ferencvárosi në Hungari, sulmuesi i kombëtares shqiptare ka tërhequr interesin e disa skuadrave europaine.
Ora News mëson ekskluzivisht nga burime pranë futbollistet se dy klube nga bundesliga gjermane kanë shfaqur dëshirën për tu përforcuar me uzunin në driatren e transferimit në janar.
Interes për të ka edhe nga Spanja, por problem është klubi i Ferencvaroshit, që nuk kërkon të heq dorë nga shëbrimet e sulmuesit të kombëtares shqiptare, i cili është kthyer në një futbollist tepër të rëndësishëm.
Uzuni ka një kontratë në fuqi deri në vitin 2024 me kampionët e hungarisë dhe vlera e tij sipas faqes së specializur është 3.50 mln euro.
Ofertat që kanë ardhur në klub nuk kanë kënaqur drejtuesit e Ferencvarosht, që kërkojnë së paku 6 milionë euor për kartonin e 26-vjeçarit.
Deri më tani në këtë sezon uzuni ka grumbulluar 30 ndeshje me ferencvaroshit duke shënuar 21 gola ndërsa ka kontribuar edhe me 8 asiste në 2.269 minuta lojë.
Forma e tij e shkëlqyer është vlerësuar edhe nga komuniteti i sportit në hunari, ku Myrto Uzuni, fitoi çmim prestigjioz duke u shpallur “Lojtari i vitit” sipas presidentë ve dhe drejtorëve sportivë të ekipeve të elitës.