Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) u ka bërë thirrje palëve politike të shmangin konfrontimet dhe të punojnë së bashku për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarit të Real Story, Thimi Samarxhi, zëdhënësi shton se mazhoranca dhe opozita duhet të dialogojnë edhe për reformën zgjedhore.
“Ne kemi parë raportet dhe mbetemi në komunikim me aktorët relevantë për implikimet ligjore të shpalljes. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë dhe vlerësojmë situatën si ajo zhvillohet. Është me rëndësi që sundimi i ligjit të respektohet.
Lidhur me situatën politike, pozicioni ynë mbetet i njëjtë. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve për të shmangur konfrontimin dhe për të punuar së bashku në mënyrë konstruktive për të ardhmen e Shqipërisë. Partitë e opozitës duhet të kërkojnë një rrugë drejt dialogut me qeverinë lidhur me reformën zgjedhore”.
Qëndrimi i zëdhënsit të DASH është më i butë se sa i zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të shtetit, Mattheë Palmer që deklaroi se kush prish zgjedhjet do t’i ndalohet hyrja në SHBA e natyrisht zëdhënsi është vetëm zëdhënës.