Bashkimi Europian mund të mbyllë së shpejti kufijtë me, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, pasi ato rrezikojnë të hiqen nga lista e të ashtuquajturave shtete të sigurta nga koronavirusi.
Sllovenia, si vend kryesues i Bashkimit Evropian, ka përpiluar një listë të re të vendeve më të cilat duhet të kthehen masat kufizuese sa i takon lëvizjes në BE, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.
Sipas raporteve të mediave, Shkupi, Podgorica dhe Prishtina mësohet se janë pjesë e kësaj liste.
Shtetet anëtare të BE-së do të votojnë në ditët në vijim për miratimin e listës së përditësuar