BE ka hequr Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta sa i përket COVID.
Pas një rishikimi sipas rekomandimit për heqjen graduale të kufizimeve të përkohshme në udhëtimet jo thelbësore në BE, Këshilli përditësoi listën e vendeve, rajoneve të veçanta për të cilat kufizimet e udhëtimit duhet të hiqen.
Në listë u përfshi dhe Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Brunei Darussalam, kurse Japonia dhe Serbia u hoqën nga lista.
Siç përcaktohet në rekomandimin e Këshillit, kjo listë do të vazhdojë të rishikohet çdo dy javë dhe, sipas rastit, do të përditësohet.