Rina Balaj ka rreth 2 vite që po shijon historinë e dashurisë me artistin Sin Boy, që njihet ndryshe edhe si reperi grek.
Pas akuzave se ka tradhtuar kombin, Rina ka reaguar duke thënë se Sin Boy ka lindur në Berat të Shqipërisë dhe ka emigruar drejt Greqisë.
Këtë ka vendosur ta theksojë me anë të një postimi në Instagram pasi dëshiron që publiku të mos e quajë “tradhtare të kombit”.
“Krejt ç’ka ju nevojitet është dashuria, e sigurt! Ta sqaroj edhe një fakt se Sin Boy është shqiptar nga Berati, që ka jetuar në Greqi. Tash e dini s’jam tradhtare e kombit”, shkruan Rina në postim.
Ndërkohë, të dy po përgatiten për të sjellë projekte të reja për publikun.