Kryeministri Rama e ka nisur ditën e sotme me disa pamje nga shkolla e re “Vaçe Zela”, e cila do të hapet së shpejti në Tiranë. Rama shkruan përmes një postimi në rrjetet sociale se shkolla po merr formë dita ditës.
Sipas Ramës, 1500 fëmijë do të mësojnë në këtë shkollë, e cila është ndërtuar e gjitha nga e para, me të gjitha standardet. Me një video që tregon ambientet e shkollës së re, dhe shoqëruar me këngën e të madhes Vaçe Zela “Rrjedh në këngë e ligjërime”, kryeministri shkruan:
“Mirëmëngjes, dhe me shkollën e re “Vaçe Zela” në kryeqytet, një tjetër shembëlltyrë e bindjes se Shqipëria është e ardhmja jonë, e cila po merr formë ditë pas dite, për të pritur 1500 fëmijë, ju uroj një ditë të mbarë.”, shkruan Rama.