Berat Buzhala, i cili gjen hapsira nëpër kuplarat televizive shqiptare që nuk thonë asgjë dhe hiqen sikur diç thonë, ofendoi mbrëmjen e djeshme të ftuarit e emisionit ‘Open’ teksa po komentonte vizitën zyrtare të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan në Tiranë.
Sipas Buzhalës, Serbia ka investuar më shumë se sa Turqia në vendin tonë, ndërsa është kundërshtuar nga të pranishmit e tjerë.
Berat Buzhala: Po flas me shifra, s’po flas me duar në xhepa si ju.
Dritan Hila: Mos më jep CNN, më jep institucione, se na nxore CNN e Bosnjës.
Berat Buzhala: Pse po bëhesh nervoz.
Dritan Hila: Na ofendove neve. Referoju Insitutit të Statistikave të një shteti.
Kujtojmë se vizita e presidentit turk solli reagime të shumta në vendin tonë, pozitive dhe negative.
Gjatë qëndrimit të tij rreth shtatë orë Erdogan nënshkroi shtatë marrëveshje me vendin tonë, ndërsa mori pjesë edhe në ceremoninë e shpërndarjes së çelësave të banesave në Kurbin, të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që tronditi vendin dhe xhamisë së Et’hem Beut në Sheshin “Skënderbej”.