Ashtu siç edhe kemi paralajmëruar, Shoqata Media dhe Drejtësi, në bashkëpunim me emisionin Stop, kanë dokumentuar dhe publikuan sonte një skandal seksual në kupolën e drejtësisë së re, me protagonist prokurorin Olger Eminaj, i cili është njëkohësish edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i njohur si qeveria e prokurorëve.
Më konkretisht, një qytetare e dhunuar nga bashkëshorti ka kërkuar në KLP ndëshkimin e një prokuroreje, Rovena Zoto, e cila sipas saj ka favorizuar dhunuesin dhe i ka japur procedim vetë asaj. Relator i çështjes në KLP ishte Olger Eminaj, i cili ka hyrë në kontakt me ankuesen, duke i kërkuar në vijim raport seksual. Në vend të drejtësisë, anëtari i KLP-së i ka dërguar qytetares në WhatsApp organin e tij genital, duke e ftuar në një raport seksual.
Teksa zonja këmbëngul në ndëshkimin e e prokurores që nuk mori masa ndaj bashkëshortit dhunues, ‘Safeti’ i KLP-së vijon t’i dërgojë qytetares së dhunuar foto të tij provokuese, madje nga zyrat e KLP-së, herë fytyrën e tij dhe herë organet genitale, shoqëruar me mburrje për performancë të lartë seksuale. Në një rast, anëtari i KLP, Olger Eminaj i kërkon ankueses që t’i blejë viagra në Itali si dhe lodra seksuale.
Denoncimi nga emisioni Stop




