Deputeti i PD-së, Edi Paloka, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ka zbuluar pa dashje një detaj shumë të rëndësishëm lidhur me operacionin e arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ai ka pranuar me zë dhe figurë se është njoftuar në telefon para se të ekzekutohej urdhri nga SPAK dhe se menjëherë ka lajmëruar grupin e PD.
Paloka tha se menjëherë pas ardhjes së sms në telefon e ka përcjellë direkt te Whatsapp i grupit të PD.
“Në momentin që Berisha doli në konferencë për shtyp me të dërguarin e Trump, LaCivita, shkrova në grup se tani prisni që Rama të sajojë ndonjë lajm për të sfumuar këtë. Për pak minuta më ka ardhur dhe lajmi se mund të arrestohej Veliaj dhe ende nuk ishte ekzekutuar urdhri, dhe e kam shkruar dhe këtë në grupin e deputetëve”, deklaroi Paloka.
Tani shpjegohet edhe prania e një kamere TV në hyrje të Bashkisë së Tiranës, e cila filmoi momentin e daljes së Veliajt nga institucioni.
Por, pyetjet janë:
– Pse SPAK njoftoi grupin e PD në nisje të fushatës?
– A ishte prokurori Olsi Dado personi që njoftoi Edi Palokën me sms?
– A duhet të kemi një hetim mbi rrjedhjen e informacionit sekret?