• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

SKANDALI/ Gjyqtarja që nxori nga qelia Jamarbër Malltezin bleu apartament 91 m2, 65 mijë euro në kompleksin te ish Klubi Partizani

March 11, 2026
in Aktualitet, Dosja X

Gjyqtarja i Iliriana Olldashi, e cila liroi nga qelia, Jamabër Malltezin, i arrestuar për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, është në konflikt interes me dhëndrin e ish-kryeministrit.

Redaksia investigative e Report TV zbulon se në fakt Iliriana Olldashi është në konflikt flagrant interesi.

Nga deklarata e saj e pasurisë zbulohet se Olldashi ka blerë apartament tek kullat e ndërtuara te ish-kompleksi Partizani nga kompania ‘Homeplan’ dhe ‘Kontakt’. Apartamenti, sipas dokumentit të siguruar nga Report Tv, është blerë në vitin 2015. Bëhët fjalë për 91.6 metra katror me çmimin në total 65 mijë euro, një vlerë të përllogaritur për m2, 712 euro, mjaft i lirë për tregun.

Sipas dokumenteve, apartamenti është shlyer me këste dhe kësti i fundit është dhënë nga gjyqtarja në konflikt interesi në vitin 2016. Pikërisht, kompania ‘Homeplan’ është në qendër të procesit dhe atje është aksioner Jamarbër Malltezi, person nën hetim që ndodhej në burg, dhe që me vendimin e sotëm të saj e nxori në ‘arrest shtëpie’.

Iliriana Olldashi do të duhej ta kishte deklaruar këtë konflikt interesi duke abstenuar nga procesi i Apelit përmes të cilit sot i dha Jamarbër Malltezit ‘arrestin në shtëpi’. Një konflikt interesi i dyfishtë, jo vetëm për Jamarbër Malltezin, por edhe me shoqërinë ‘Homeplan’, kullat e të cilës, ku jeton gjykatësja, janë në qendër të hetimeve mbi ish-Klubin Partizani që po heton SPAK dhe për këtë arsye është arrestuar dhe Jamarbër Malltezi. Nëse ato banesa do të rezultojnë frut i korrupsionit edhe shtëpia e Iliriana Olldashit mund të sekuestrohet dhe kjo gjë mund të ketë influencuar mbi vendimin e saj.

Nga deklarata e saj e të ardhurave, del në pah se Iliriana Olldashi e ka blerë apartamentin duke paguar 65.212 euro, një çmim veçanërisht i favorshëm, pra shtëpia ka kushtuar rreth 712 euro për metër katror, një çmim që hedh dyshime për një trajtim të favorshëm nga ana e shoqërisë ‘Homeplan’ e Jamarbër Malltezit dhe që sot mund të jetë transformuar në ndihmesë procedurale. Pikërisht për të shmangur këto dyshime, Iliriana Olldashi e kishte për detyrë të denonconte konfliktin e saj të interesit dhe të mos bëhej pjesë e këtij procesi.

Zbutja e masës së sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit, nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest në shtëpi’, faktikisht kishte ngjallur habi mes atyre që njihnin ashpërsinë me të cilën Iliriana Olldashi deri më tani është bërë e njohur në strukturat e SPAK.

Që nga krijimi e deri më sot nuk kishte ndodhur kurrë më parë që GJKKO të kishte ndryshuar masën e ‘arrestit nga burgu’, në ‘arrest shtëpie’. Vendime të tilla janë refuzuar përherë si për shembull për Vangjush Dakon, Safet Gjicin, Fatos Tushen, Fredi Bejlerin dhe ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi, për të cilët GJKKO ka vendosur masë arresti me burg.

E njëjta gjyqtare ka dhënë vendime edhe më ekstreme si në rastin e deputetit, Alqi Bllako. Ky i fundit u lirua nga burgu, por gjyqtarja Olldashi vendosi ta rikthejë sërish në qeli. Olldashi, caktoi “arrest me burg” për të ndjerin Enver Sheshi. Avokati i Sheshit i kishte parashtruar raportet shëndetësore në GJKKO së Apeli, por ishte refuzuar nga Olldashi.

Me Jamarbër Malltezin nga i cili ka blerë shtëpi në fakt, standardi ndryshon.

Next Post

Kërcënohet me jetë pronari i MCN TV Endri Meksi! Bën kallëzim në polici: Ishin tre persona të maskuar dhe të armatosur

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved