Shenasi Rama rrëfen një skandal të Azem Hajdarit me një këshilltare në ambasadën franceze në Tiranë, të cilën u përpoq ta përdhunonte.
Shoqata “Fan Noli” është një ndër aktivizimet tuaja në muajt e parë të pluralizimit…?
Unë vazhdoja në atë kohe, edhe pse kisha dhënë dorëheqjen nga PDja, por kisha ende shumë peshë në kryesinë e PDsë . Por vazhdova organzimin e Lëvizjes Studentore dhe ishim mjaf të suksesshëm, bëmë disa mbledhje, krijuam një axhendë të qartë, vendosëm se çfarë do të bënim, me synimin që do të prisnim mbarimin e zgjedhjeve dhe atëherë do ta nxirrnim Lëvizjen Studentore nga ky zhguall i një shoqate thjesht studentore si shoqata “Fan Noli” dhe do ta kthenim në një forcë të mirëfillië politike, jo si parti, por si shoqatë. Por ngjarjet precipituan në një mënyrë tjetër që na detyruan të bënim veprime të cilat ishin të parakohshme.
Ishte fjala për grevën e urisë. Protestat çuan deri në grevën e urisë, bashkpunimi me Blendi Gonxhen…
Unë Blendi Gonxhen, kam fituar respekt për pjekurinë e tij si politikan sot, por në atë kohë ajo që ndodhi ishte kjo: Kryesia e PD-së dhe udhëheqësia e Partisë së Punës panë që po lindte një forcë jashtë kontrollit të tyre dhe vendosën që do të organizonin një shoqatë studentore paralele me shoqatën tonë. Kjo shoqatë që u organizua në bodrumin e Gramos Pashkos, kishte në krye njerëz si Blendi Fevziun dhe Blendi Gonxhen, që u afirmua si të ashtuquajtur heronjë të protestave. Mirëpo objektivi kryresor i tyre ishte ky: duke e parë dështimin e PD-së dhe Partisë së Punës, duke e parë se studentët ishin më shumë besnik karshi nesh, ato vendosën të krijojnë një shoqatë që do të minonte kontrollin tonë për një Lëvizje Studentore edhe mbi Qytetin Studenti. Kjo shoqatë u krijua, ju vunë në dispozicion të gjitha mjetet e mundshme. Në atë kohë Blendi Fevziu p.sh ishte gazetar në RD, Blendi Gonxhe kishte dhënë dorëheqjen nga kryesia e PDsë por me afrimin e Edi Ramës u afrua dhe ai te PD-ja, d.m.th janë historira të komplikuara në atë periudhë. Por puna erdhi që të gjithë këta njerëz dhe gjithë të tjerët që kishin qenë njerëz që nuk kishin luajtur ndonjë rol me rëndësi, por që besonin se meritonin shumë më tepër në pjesë, se ju kishte rënë shansi i histories, u turrën dhe u bërë pjesë e kësaj shoqate dhe kështu ndodhi që në Qytetin Studenti, duke lënë në një anë struktuarën e PPSHsë, që vazhdonte të ishte aktive me njerëz dhe që më vonë u bë bërthama e FRESHit, duke lënë strukturën, degën e universitetit që u bënë bëthama e Forumit Rinor te PDsë etj, dolën dy shoqata studentore, Shoqata “Fan Noli” që drejtohej prej meje dhe shokëve të tjerë dhe Shoqata Studentore e drejtuar nga këto marionetat e PDsë. Kjo ishte gjendja dhe kjo gjendje e tensionuar vazhdoi për gati tre javë që në atë kohë ishin shumë
S’u mbërrit në një bashkëpunim ndoshta për të hyrë në grevë urie të gjithë bashkë 712 apo 715 studentë?
753, por nuk ishte ai problemi, problem ishte ky: duke kërkuar të na mënjanonin ne, njëher ajo që ndodhi ishte kjo. Azem Hajdari pati një skandal në ambasadën franceze. Ja lypi një prej këshillëtareve të ambasadës, madje e kapi një diçka që sot konsiderohet akt dhunë seksuale. Këto intelektualë të PDsë vendosën që do ta nxirrnin Azem Hajdarin nga kryesia për t`i thënë që t`i nuk mund të jesh kryetar, kur ti shkon dhe e kap tjetrën prej gjoksi. Azemi merr Ben Imamin, që në atë kohë ne thjesht e konsideronim thjesht si palço komedian që i jepte vetes, e frynte veten sikur ishte intelektual, edhe shkojnë në Institutin Bujqësor ku kishte tropojanët e vet, d.m.th këto figurat që thoshin Azemi, princi i lirisë, dhe vendosin që do të ngrejnë studentët dhe shkojnë në Qytet Studenti në Kamëz. Aty fillojnë protestat, vijnë me makinë në fakultetin Histori-Filologji, mbledhin dhe aty tropojanë të tjerë dhë kështu filluan Levizjet Studentore në 6 dhjetor. Kjo ne na vendosi në një pozicion jashtëzakonisht shumë të keq. Atë ditë gjithë kryesia e PDsë, pasdite kur filloi protesta të gjithë erdhën poshtë, në sheshin që sot njihet “Demokracia” dhe po shikonin si ecte puna dhe aty pata një debat me to. Pavarsisht se kisha dhënë dorëheqjen, ato vazhdonin të ishin në marrëdhënie komunikimi me mua dhe ju thashë që ju jeni nisur të dënoni Levizjen Studentore me vdekje, po ne nuk do ta lejojmë dhe aty ndodhi kjo përplasja e madhe. Ata vendosën që të fillonin grevat, të ashtuquajtuara greva por grevat u kthyen në komedi, vinte tjetri lerxonte Shefqet Pecin, vinte tjetri shante Enver Hoxhën, dikush shante vjehrrën, çfarë ju tekte njerëzve, budallalliqe pa fund. Aty u vendos nga kryesia e shoqatës “Fran Noli” që ne nuk do të përzihemi me këtë punë. Të gjithë ne në rresht si grup si bërthamë, jo si kryesi, por si anëtarësia jonë, rrinim çdo ditë në sheshin e Qytet Studentit duke dëgjuar këto budallalliqet e këtyre. Në një moment këto dështuan, studentët nuk shkonin më, aty presioni politik u rrit, u mendua që këto e kryen funksionin e tyre, zgjedhjet po vinin dhe këto u tërhoqën të gjithë. Blendi Gonxhe tha që nuk do vij më. Duke parë që dështimi i tyre ishte dështimi i Lëvizjes Studentore, atëherë me shok së bashku ramë dakord që të flisja unë. Aty do t`ju bëja thirje që të ruhej Lëvizja Studentore, do të qartësonim objektivat politike dhe do të nxirrnim një objektiv që e nxirrte vendin nga farsa sociale dhe e hidhte direkt në rrugën e revolucionarizimit të rrezikshëm për sitemin, për shoqërinë edhe për ne, dhe ai ishte objektivi i dytë në objektivat e Shoqatës “Fan Noli” që ishte heqja e figurës së Enver Hoxhës. Për këtë, duke ndjekur shembullin e Trepçës vendosëm që do të organizonim një grevë urie, të gjitha kërkesat që ato kishin hedhur, kishin shtruar ishin kot, dhe këtu filloi përplasja. Përplasja filloi me arestime, unë jam arrestuar disa herë gjatë asaj periudhe, presionet kanë qenë të frikshme edhe në disa fjalime që kisha mbajtur unë dhe disa shokë të tjerë vendosëm që do të kishte bashkëpunim ashtu si kishim bashkëpunuar me Azem Hajdarin dhe të tjerë dhe do të bashkëpunonim edhe më këto, sepse objektivi ishte të ruanim studentët nuk ishte për të arritur një ambicie individuale, sepse nuk kishim ambicie indidviduale. Aty mbërriti një punë, që një natë ra borë, ishin vetëm 13 vetë duke parë ngatëresen e madhe që u krijua dhe presionin dhe respektin, sepse të gjithë ne kishim respekt shumë të madh ndër studentët. Ben Lika, Ben Sula unë, Alban Pici, Edvini të gjithë ishim njerëz që kishin reputacion të veçantë, atëherë ajo që ndodhi ishte se erdhi Azemi dhe aty patëm përplasje publike. Azemi erdhi se kryetar i PDsë dhe një natë më parë në fjalim unë kisha thënë që ne duhet të jemi të gatshëm të derdhim gjakun tonë, unë i pari, jam gati të vdes, le të kalojnë tanket përmbi trupin tim por të zgjidhet ky problem politik në Shqipëri, se nuk kishte dot demokraci dhe liri në Shqipëri me statujën e Enever Hoxhës në sheshin qendror të kryeqytetit. Nuk çliroheshin as oficerët, as kuadrot, as anëtarët e partisë nga kontrrolli politik nëqoftëse gjithomë ishte Enver Hoxha. Çfarë demokracie do të kishe? Si do ta shihte një i presekutuar demokracinë nëqoftëse do të ecet përditë te figura e Enver Hoxhës, ta bëje ti kryeministër të shtetit shqiptar, atij do t`i plaste shpirti. Ky që ishte molla e sherrit duhet të shmangej njëherë, në mënyrë që kombi shqiptar të kishte një fillim të ri. Aty patëm parplasje me Azemin dhe përplasja ishte shumë e rëndë, shkuan edhe në kërcënime me jetë kundrejt njeritjetrit. Ai më tha mua provokator, unë kisha thënë do vdes vetë, nuk kisha thënë dilni vdisini ju, të më vrasin mua, dhe i thashë ti je spiun, je kështu, kështu dhe njerëzit kanë qenë dëshmitar dhe e dinë atë punë. Azemi nuk tha gjë dhe iku. Të nesërmen ramë dakord, patëm një takim dhe vendosëm që në Komsionin Drejtues të Grevës së Urisë të kishte një pjesë të njerëzve që vinin nga Shoqata Studentore dhe një pjesë të njerëzve që vinin nga shoqata “Fan Noli”. Nga Shoqata Studentore ato zgjodhen Nu Lugjen, që ishte badigard i Azemit, zgjodhën Blendi Gonxhen, zgjodhen Ridvan Peshkëpinë dhe Mesila Dodën. Tani mos më bëni t`i them arsyet. Nga ana tjetër nënkryetari i shoqatës “Fan Noli”, unë isha i papranueshëm, në atë kohë ju duhet ta kuptoni që emri im ishte shumë problematik. Atëherë ne vendosëm që përfaqësuesi jonë në Komsion do të ishte Ben Lika dhe Ben Lika do të zgjidhte njerzit që donte, dy vete, dhe ai zgjodhi, punën e vet. Pra, Shoqata Studentore dhe shoqata “Fan Noli” vazhduan dhe vepruan në mënyrë autonome, por në Komsionin e Lëvizjes Studentore që u krijua ne kishim veton nëpërmjet Ben Likës. Ajo që ndodhi ishte se aty ndodhën shumë gjera, shumë procese, por për t’u bërë greva e urisë duhej që iniciativa, gjithkund dukej se ishte e Shoqatës Studentore. Në çdo moment që ato merrinin një vendim që nuk jemi pajtuar ne, ne kemi humbur veton dhe është bërë ashtu si kemi dashur ne . Kjo ka shkuar deri në momentin jo vetëm të rrëzimit të statujës së Enver Hoxhës, por edhe të mbylljes së grevës së urisë. Këto janë tema që disa i kanë trajtuar disa jo, por kjo ka qënë marrëdhënia. Ndërsa me Blendi Gonxhen marrëdhënia ka qenë shumë e tensionuar, në ato momnete ai përfaqësonte interesa që nuk ishin interesa me të cilat unë dhe të tjerët nuk pajtoheshim.
Ndërkohë Partia Demokratike nuk e mbështeti grevën e urisë..?
Normal që nuk e mbështeti, ajo e vinte Partinë Demokratike në një pozicion jashtëzakonisht shumë delikat. Shoqata studentore ishte e krijuar prej tyre. Shoqata “Fan Noli” nuk ishte e krijuar prej tyre, por ne krye saj ishin tre anëtarë të komsiionit nismëtarë te PDsë. Shko dhe vendos ti një oficer të sigurimit, ose ushtrisë, tre vet të kryesisë së PDsë kanë bërë një shoqatë dhe nuk janë të lidhur me PDnë. Kështu që Partia Demokratike ishte tejet e shqetësuar dhe kërkoi të kontrollonte grevën, nëpërmjet shoqatës studentore, influencës së individëve të veçantë etj.
Brenda grevës së urisë ka patur edhe përplasje, pse ishin ato përplasje? Çfarë detajesh mbani mend nga ato pak ditë të qendrimit të grevës së urisë?
Unë kam dëshirë që për shumë gjëra që kanë ndodhur të mos flas unë. Unë kam folur mjaft. Për shumë gjëra duhet të dalin e të flasin shokë që kanë qenë prezent, të cilët kanë përjetuar trajtimin që i është bërë Azem Hajdarit .
Cilët janë ata që duhet të dëshmojnë ?
Po të gjithë emrat që përmenda, Ben Lika, Ben Sula me rradhë, Edvin Zhvarci tjetri e tjetri, të gjithë shokët që kanë qenë brenda. Janë me qindra studentë që kanë qenë brenda të cilët sot e konsiderojnë veten anonim dhe konsiderohen anonim nga shoqëria shqiptare, por që në momente të caktuara kanë bërë akte heroike të papërsëritshme. Ato shok e shoqet tona, ato vajza që ne na plasë shpirti që janë rrugëve të botës, kanë një moment respekti nga kjo shoqëri, ato duhet të flasin për aktet që kanë bërë. Sepse këto manipulatorë të histories, këto mashtrues të historisë i kanë bindur që kanë bërë të kundërtën e asaj që në të vërtet kanë bërë. E vertëta është që ato duhet të dalin me sinqeritet për të treguar aktet e tyre individuale, sepse kur të shihet ai mozaik i madh nuk duhet të jetë një njeri, nuk duhen të jenë dy njerëz, nuk duhet të jenë 10 njerëz por duhet të jetë ajo masë e studentëve që kanë hyrë me vdek për lirinë e kombit, për shpëtimin e kombit shqiptar, për lirimin dhe demokratizimin e çdo shqiptari nga e keqj. Kjo është ajo që ata duhet të flasin, nuk ka hyrë asnjëri në grev të urisë as për Sali Berishën, as Ramiz Alinë as Azem Hajdarin dhe për as për njeri tjetër. Çdo njeri ka hyrë për të mirën e kombit shqiptar. Ata duhet të flasin për këtë, prandaj e mira është që të shkoni e të pyesni ata por përplasjet kanë qenë të shumta, kur do mbyllej greva, cili ishte qëllimi a do të kishte kompromise etj etj .
Ka nje moment kur Azem Hajdari ka ardhur aty dhe është përplasur me ju, për çfarë ndodhi kjo përplasje?
Azemi ka ardhur aty dhe u përplas me mua. Përpara se të përplaseshim ne kishim një takim me Azemin dhe Azemi erdhi. Ne ishim nje pjesë e kryesisë së shoqatës “Fan Noli” dhe Azemi dha qe ne jemi gati si PD për t’ju dhënë ndihma farmaceutike, do bëjmë atë këtë dhe unë i thashë që nuk kemi nevojë për ty dhe vazhdo. Erdhi në grevën e urisë dhe kërkoi të hynte në grevë, tha edhe unë jam student, nuk jam vetëm në kryesi të PDsë, në atë kohë ishte në diskutim e sipër çfarë do të bëhej me të, e kishin hequr në fakt, edhe i thashë ti s’je më student, nuk je më i joni, jo tha do të rri. Nëse do të rrish, i thashë dy shokëve të mi shkulni atë derën e basnjës aty në kat të dytë , ti i thashë e ke vendin aty dhe vura të qendronet te dera e shkulur e banjës dhe aty ndenji gjysmë ore. Ti nuk ma bën mua këtë, unë jam Azem Hajdari. Unë i thashë jam Shenasi Rama, ti je Azem Hajdari. Iku nga greva e urisë. Përplasja e parë. Aty Azemi e kuptoi që e kishte humbur gjithë respektin e shokëve, jo timin, se unë nuk kam pasur ndonjëher respekt për të, por të tjerë që e panë kush ishte Azemi dhe si u trajtua. Përplasja tjetër erdhi kur Azemi tha që u hoq Enver Hoxha, u bë kjo, u bë kjo dhe aty jemi përplasur prapë. Sërish i kam thënë që ti je provokator, ti dezinformon etj, dhe aty përfundimisht jemi prishur keq. Por provokimet e tij kanë qenë të jashtëzakonshme. Ajo që ka ndodhur më vonë në grevën e sindikalistëve është përjetuar njëher nga ne, të tëra ato sjelljet e tij provokuese i ka bërë njëher me ne përpara.