Pas publikimit të skandalit me kosin dhe salcën e kosit me fekale të kafshëve, të prodhimeve të kompanisë “Gjirofarm”, AKU ka bllokuar të gjithë linjën e prodhimit të kompanisë së përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, duke kërkuar tërheqjen e tyre nga marketet dhe pikat e tjera të shitjes me pakicë apo shumicë.
Mirëpo AKU nuk i pëlqen të bëj transparencë, se cila është sasia e produkteve e shitur dhe konsumuar nga qytetarët para denoncimit të skandalit. Pra, a kanë konsumuar qytetarët kos dhe salcë kosi me fekale të kafshëve dhe bakterin e rrezikshëm “enterobakter” që shkakton disa sëmunde dhe infeksione tek një fëmijë apo adult?
Njoftimi i AKU, konfirmoni se nga analizat e bëra në Institutitin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në produktet e kosit dhe salcës së kosit të kompanisë “Gjirofarma” është konstatuar një Ngarkesë e Përgjithshme Mikrobike mbi normën e lejuar. Pra në përmbajtjen e produkteve u konstatua një bakter i rrezikshëm për jetën e njeriut i quajtur enterobaker.
Çfarë është “enterobakteri” dhe sëmundjet që shkakton
Enterobakteret kanë si habitatin e tyre natyror sistemin tretës të kafshëve, kryesisht zorrët. Prandaj edhe kanë marrë emrin “entero-zorrë” nga greqishtja e lashtë.
Ata janë të kudondodhur në natyrë; prania e tyre në zorrët e kafshëve bën që të ketë një shpërndarje të tyre të gjerë në tokë, ujë dhe ujërat e zeza. Ato gjenden gjithashtu në bimë.
Tek njerëzit, specie të shumta Enterobakteri njihen si organizma që shkaktojnë sëmundje të ndryshme, duke përfshirë infeksionet e syve dhe lëkurës, meningjitin, baktereminë (infeksion bakterial të gjakut), pneumoni dhe infeksione të traktit urinar.
AKU e ka detyrim të informojë qytetarët se cila është sasisa e shitur në treg dhe e konsumuar nga klientët e komopanisë “Gjirofarm” të kosit me bakterin e rrezikshëm, në mënyrë që të kenë kujdes shëndetin e tyre në rast të një simptome që shkakton ky virus dhe t’i drejtohen menjëherë mjekut dhe qendrave shëndetësore./Ekskluzive.al