Publikimi i fotove nga seanca gjyqësore e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është një tjetër skandal që ngre pikëpyetje të mëdha mbi procesin, por edhe rrjedhjen e informacionit nga hetimi.
Sipas rregullores së gjykatës, vetëm prokurori i çështjes mund te lejohet të mbajë celular në sallë, çka ngre dyshime se imazhet janë nxjerrë nga vetë organi i akuzës.
Fotot e Veliajt gjatë seancës së GJKKO u publikuan në një portal afër me PD dhe kjo ngre dyshime edhe më të rënda, që kanë të bëjnë edhe me detaje te tjera te dosjes hetimor, te publikuara se pari pikërisht nga ky portal.
Deri me sot, asnjë portal s’kishte guxuar te publikonte foto nga një seance e GJKKO, as për persona me histori kriminale dhe as për politikanë të tjerë që janë gjykuar në të njëjtën sallë.
Megjithatë, në mënyrë të çuditshme, ato publikohen vetëm në rastin e Erion Veliajt. Ajo që shton më shumë dyshime është fakti se imazhi i shpërndarë është marrë pikërisht nga këndi përballë të akuzuarit, një pozicion që i përket vendit ku zakonisht ulet prokurori. Kjo sjell pikëpyetje të mëdha mbi burimin dhe qëllimin e publikimit të këtyre fotove, duke ngritur dyshime nëse kemi të bëjmë me një lëvizje të qëllimshme për të denigruar kryebashkiakun Veliaj.
Kjo përforcon dyshimet se publikimi nuk është i rastësishëm, por një lëvizje e mirëmenduar. Në këtë kontekst, vëmendja kthehet tek prokurori Olsi Dado, i cili po heton çështjen. Ai është përballur më parë me akuza për konflikt interesi ne lidhje me Veliajn për një leje ndërtimi e përfituar nga vete Dado.
– A po mundohet prokurori Dado Dado të kundërsulmojë?
– A duhet te hapet një hetim serioz për rrjedhjen e informacioneve nga çështja, e sidomos tani për publikimin e këtyre fotove?
Dyshimet shtohen në kushtet kur pronari i portalit, Elvi Fundo, një mutacion politiko-mediatik, thotë nëpër telefonata dhe nëpër Tiranë se ka ndikim te kreu i SPAK-ut, Altin Dumani dhe madje se i dikton Dumanit se ku duhet të thellojë hetimet.
Pretendon se ka ndikim te Altin Dumani një themelues i gjobëvënies, që shkurtoi njërin vesh me para gjobash, torba e korrupsionit të Ridvan Bodes në Ministrinë e Financave, ish anëtar bordesh shtetërore, që pastron para gjobash, shantazhon dhe shpif me pagesë, që u lëpinë prapanicën gjysmës së qeverisë që e paguan për të sulmuar gjysmën tjetër, me TV dhomë e kuzhinë të pallati i Ben Relit, për të cilin i kërkoi leje ndërtimi Veliajt, ‘gazetar’ me shtëpi në Gjirin e Lalzit
Nga ana tjetër, Erion Veliaj ka reaguar nga paraburgimi, duke e cilësuar hetimin ndaj tij si të njëanshëm dhe të motivuar politikisht. Ai ka hedhur dyshime mbi procesin dhe integritetin e prokurorit që po e heton. Nëse vërtetohet se fotot janë nxjerrë nga persona të paautorizuar, atëherë kemi të bëjmë me një shkelje të rëndë procedurale. Kjo mund të ndikojë drejtpërdrejt në besueshmërinë e procesit gjyqësor dhe në trajtimin e çështjes./Prapaskena