Lojërat Olimpike të Parisit kanë prodhuar një mori polemikash në disiplina të ndryshme. Nuk mbetet pas as boksi i femrave.
Ditët e fundit është përfolur shumë për pjesëmarrjen e dy transgjinoreve Imane Khelif dhe Lin Yu-ting në Paris, duke u bërë objekt kritikash në rrjetet sociale.
Të dyja boksiere transgjinore u skualifikuan nga Kupa e Botës 2023 për shkak të kromozomeve XY (siç i kanë burrat), kur femrat duhet të kenë dy kromozome X.
Imane Khelif kishte marrë kritika nga Italia (përfshirë rivalen Angela Carini) para ndeshjes, pasi e konsideronin atë si “trans”, dhe e shihnin ndeshjen si të padrejtë.
Pas ndeshjes së saj ndaj Angela Carinit, kritikat me siguri nuk do të ndalen, pasi pas 46 sekondash italiania tha mjaft dhe u dorëzua dhe më pas shpërtheu në lot.
Në buzët e italianes lexohej “Mi ha fatto malissimo”, që do të thotë “Më ka lënduar shumë”.
Ajo gjithashtu tha vazhdimisht “nuk është e drejtë” gjatë vendimit dhe nuk pranoi të përshëndeste “rivalen” algjeriane në fund.
Dueli nisi me një goditje brutale me të djathtën të algjerianes, e cila tashmë i shkaktoi një problem me kokoren mbrojtëse të Carinit.
Pak sekonda pas këtij episodi, ajo ngriti dorën dhe i dha fund pjesëmarrjes së saj në Olimpiadë, duke treguar gjithë zhgënjimin e saj.
Fotot e saj në lot bënë xhiron e botës dhe shpërthyen polemikat, pasi në ring u pa një “mashkull” duke rrahur një femër.
Për rastin reagoi dhe vetë kryeministrja italiane Meloni, e cila tha se kjo nuk është e drejtë.
https://x.com/i/status/1818964133770838284