Duke qenë se Rovena Gashi, ish Drejtoresha e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe e Dekriminalizimit ë Prokurorinë e Përgjithshme gjatë kohës që ajo “bënte ligjin” nëpërmjet ish Kryeprokurorit Llalla ka dorëzuar një deklaratë pasurie e cila nuk thotë asgjë, ne po mundohemi që ta ndihmojmë atë që ta bëjë transparencën e vërtetë përpara shqiptarëve duke i bërë fillimisht disa pyetje publike.
Shiheni me kujdes shkresën e parë këtu poshtë. Eshtë faqja e parë e dokumentit që ajo ka dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit. Eshtë hera e parë që këto dokumenta bëhen publike. Përveç të tjerash, fiksojeni mirë në memorie faktin se ajo është Rovena, e bija e Nuredinit. Babai i saj Nuredini është i biri i Rexhep Gashit dhe është i datëlindjes 7 dhjetor 1955.
Gjëja e dytë që duhet të ngulisni në memorie lidhet me shkresën e mëposhtme. Bëhet fjalë për firmën “Balkans Investment Group sh.p.k” e themeluar në 3 janar të këtij viti.
Zyrat qëndrore i ka në Rrashbull të Durrësit, nga ku është edhe origjina e zonjës Gashi. Më saktësisht, zyrat gjenden në Apartamentin 42, shkalla e parë kati i tretë.
E treta mbajeni mirë mend objektin: “Blerat” tek Shkembi i Kavajës.
Kjo është një firmë ndërtimi për investime dhe menaxhim në fushën e veprimtarisë ndërtimore.
Gjëja e dytë që duhet të ngulisni në memorie lidhet me shkresën e mëposhtme. Bëhet fjalë për firmën “Balkans Investment Group sh.p.k” e themeluar në 3 janar të këtij viti.
Zyrat qëndrore i ka në Rrashbull të Durrësit, nga ku është edhe origjina e zonjës Gashi. Më saktësisht, zyrat gjenden në Apartamentin 42, shkalla e parë kati i tretë.
E treta mbajeni mirë mend objektin: “Blerat” tek Shkembi i Kavajës.
Kjo është një firmë ndërtimi për investime dhe menaxhim në fushën e veprimtarisë ndërtimore./Alepenews