Sipas tyre, nisur nga zonat kadestrale ku ndodhen 14 apartamentet e pallatit në zonën e plazhit te Shkëmbi i Kavajës dhe dy godinat e tjera në Lagjen 14 në Durrës, ku ushtrohet aktivitet biznesi në fushën e fasonerisë dhe të hidrosanitareve me shumicë e pakicë, vlera e pasurisë së padeklaruar dhe të fshehur nga ana e znj. Gashi është mbi 2 milionë euro.
Çmimet e një apartamenti në plazh, është vlerësuar përafërsisht nga rreth 10 milionë lekë dhe duke patur parasysh se bëhet fjalë për plot 14 të tillë, që janë edhe me sipërfaqe, kondicione, kate dhe pozicione të ndryshme në raport me detin, çmimi në total shkon përafërsisht në mbi 1 milion euro e konvertuar nga çmimi në lekë.
Ndërsa dy pronat e tjera, duke qenë se janë me sipërfaqe të konsiderueshme dhe në zona shumë të lakmuara edhe për shkak të zhvillimit të tregut dhe prespektivës, vlera paraprake përllogaritet në mbi 800 mijë euro.
Të dyja bashkë në total paraprakisht përllogariten në rreth 1 milionë e 977.8 mijë euro ose përafërsisht 2 milionë euro.
Burimet i thanë Alpenews.al se bëhet fjalë për një përllogaritje paraprake, nisur nga krahasimi i tabelave të çmimeve, nga studimi i tregut në zonat e objekteve dhe nga praktika e përdorur deri tani për shitblerjen e pronave të ngjashme në ato zona, sipas kërkesë- ofertës.
Këto çmime pas kësaj do ti nënshtrohen një procedure më strikt, ku pritet të kërkohet edhe ndihma e studiove të specializuara që kanë si objekt të punës së tyre përcaktimin e vlerave të pronave të paluajtshme.