• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Skandali / Posta Shqiptare kthehet në filial të Iute Credit, promovon mikrokreditë me interesa “peshkaqenësh” ndaj qytetarëve

December 10, 2025
in Dosja X

Skandali / Posta Shqiptare kthehet në filial të Iute Credit, promovon mikrokreditë me interesa “peshkaqenësh” ndaj qytetarëve

Ndërkohë që Banka e Shqipërisë ka rritur alarmin për rrezikun që paraqesin kreditë e pakontrolluara dhe po përpiqet të frenojë huadhënien e papërgjegjshme që ka shkaktuar probleme të rënda financiare për mijëra qytetarë, një institucion shtetëror po lëviz në drejtim të kundërt.

Posta Shqiptare, institucion publik, ka hapur dyert për kompanitë e mikrokredisë, duke u shndërruar praktikisht në një pikë publike shërbimi të Iute Credit një prej subjekteve private më të kritikuara për normat e larta të interesit dhe praktikat e ashpra ndaj klientëve.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, Posta Shqiptare informoi se qytetarët mund të aplikojnë për kredi të Iute Credit direkt në sportelet e saj, duke e prezantuar këtë si një “mundësi të thjeshtë” për financim.

Postimi i Posta Shqiptare në faqen e saj ku fton qyterarët që të aplikojnë në sportelet e saj për kredi te Iute Credit

Në realitet, këto janë kredi me interesa dhe tarifa shumë më të larta se ato të bankave, të cilat shpesh i fusin qytetarët në një cikël borxhesh, që siç tregoi edhe skandali i mikrokredive mund të sjellë pasoja të rënda ekonomike dhe sociale.

Klientët e këtyre kompanive janë zakonisht persona që nuk arrijnë të marrin kredi bankare për shkak të të ardhurave të pamjaftueshme, mungesës së punësimit ose historikut negativ të pagesave. Kjo i kthen ata në objektiv të lehtë për institucionet e mikrokredisë, të cilat ofrojnë shuma të vogla, por me interesa që brenda pak kohësh e shumëfishojnë detyrimin financiar.

Ndërkohë, rikujtohet se skandalet me mikrokredinë në vend kanë çuar jo vetëm në mijëra raste të “grabitjes ligjore”, por edhe në dy humbje jete, si pasojë e presioneve të forta për shlyerjen e borxheve.

Pavarësisht këtyre ngjarjeve, Posta Shqiptare si institucion shtetëror po u ofron kompanive të mikrokredisë rrjetin e vet zyrtar për zgjerimin e aktivitetit, duke i dhënë atyre një farë legjitimiteti nën logon e shtetit.

Kjo qasje bie ndesh me paralajmërimet e Bankës së Shqipërisë, e cila prej kohësh ka kërkuar kontrolle më të forta mbi aftësitë paguese të kredimarrësve dhe kufizimin e aksesit në kreditë me rrezik të lartë. Në vend që t’i mbrojë qytetarët nga borxhet e padrejta, Posta Shqiptare po shndërrohet në ndërmjetësuese të tyre.

Në krye të institucionit ndërkohë sapo është emëruar Etjen Xhafaj, ish deputeti i PS.

Ky është një shembull flagrant se si zyrat e shtetit po kthehen në instrumente të zhvatjes financiare, duke tradhtuar misionin publik që duhet të mbrojnë interesin e qytetarëve. /Pamfleti

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved