Fran Frrokaj është i lirë të rikthehet në detyrë si kryebashkiak i Lezhës.
Gjykata e Lezhës ka rivlerësuar masën e sigurisë dhe ka caktuar detyrim paraqitje për kryebashkiakun e PD, e cili u arrestuar nën akuzën e tjetërsimit të pronave.
Frrokajt i është bllokuar gjithashtu pasaporta për të mos dalë nga shteti.
Frrokaj ishte në “arrest shtëpie” pa mbikëqyrje policore për shkak, se është në hetim së bashku me zyrtarë të tjerë të Bashkisë për tjetërsimin e 234 mijë metrave katrorë në plazhin e “Ranës së Hedhun”, megjithatë kjo nuk e ka penguar që të firmosë vendimet e rëndësishme të bashkisë nga shtëpia e tij.
Frrokaj akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën Rana e hedhun në Shëngjin.