Edhe vitin që vjen, e vetmja shtesë që do të aplikohet për pensionet do të jetë ajo që vjen nga rritja e indeksit të çmimeve për mallrat dhe shërbimet.
Thënë kështu edhe në 2020 pensionet vetëm do të indeksohen dhe ky indeksim pritet që të jetë 2.5 %.
Në buxhet janë parashikuar rreth 2.52 miliiardë lekë ose rreth 25 milionë dollarë që do të ndahen duke nisur nga data 1 prill.
Pra, nga muaji prill pensionistët bashkë me pensionin do të marrin edhe shtesën 2.5 %.
Kjo shtesë do të aplikohet për pensionet e plota, ato të pjesshme apo të reduktuara, pensionet familjare, të posaçme, të invaliditetit, pensionet e ish ushtarakëve, profesorëve etj.