Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar deklaratat e Lulzim Bashës, se s’ka asnjë kriminel në listë.
“Foli sa foli ky “piktori xhongler” ne dreke, i futi nje dore gallate edhe ky “artisti” pasdite, qe kujton se futbolli luhet me top volejbolli… “Ne nuk kemi kriminele dhe trafikante ne liste, si ata te Rilindjes”, tha “artisti”.
Po mire o byrazer, ti ke ne listen e Tiranes, ate numrin 5, nonen e krimit, qe ka vrare, ka rrembyer e ka zhdukur njeres, me shume se te gjithe keta kriminelet “amatore” te Rilindjes…
Me Sali Ram Berishen, qe ka zhdukur kufoma nga Remzi Hoxha dhe ka masakruar demostrues me duar ne xhepa, ne mes te bulevardit, do t’ua mbushesh mendjen socialisteve te zhgenjyer nga Rilindja, te votojne per ty???!!!!
Hajde “artist” hajde… Je bere si drejtor muzeu. Te kane lene nje bust ne inventar dhe ke frike ti pastrosh pluhurin… Beji nje permendore gjigande te oborri PD-se, dhe lere te argetohet me qytetarin digital…”, shkruan Artan Hoxha.