Pas videos të publikuar nga “CityNews”, ku ai shfaqet duke biseduar me “GD”, me një gjuhë perverse deputeti i Partisë Demokratike pritet të shaqet sonte në ekranin e televizionit Klan, në emisionin investigativo-satirik STOP, ku pritet të sqarojë me detaje pozicionin e tij.
Mësohet se Salianji në emision ka pranuar videon, por është justifikuar duke thënë se biseda nuk është vetëm me GD, por edhe me dy persona të tjerë.
Gjithashtu ai ka thënë se GD, nuk është deputetja demokrate Grida Duma,duke iu dhënë fund aludimeve në media.
Por për më tepër duhet të presim shfaqjen në ekran të përfaqësuesit të qytetarëve në Kuvend.